15.7 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

​Vdes një aktivist i Vetëvendosjes

Rekomandime

Ka vdekur një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri. Bëhet fjalë për Halil Mehmetin i njohur si “Daja Lil”.

- Advertisement -

Këtë lajm e ka bërë të ditur Lëvizja Vetëvendosje – Qendra në Vushtrri.

Ky është njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkëaktivist të Lëvizjes VETËVENDOSJE!

- Advertisement -

Me pikëllim të thellë e morëm lajmin se sot në moshën 60 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë aktivisti ynë Halil Mehmeti, ose siç e thërrisnim të gjithë ne “Daja Lil”.

Halil Mehmeti ishte aktivist i ditëve të para në Qendrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri. Në organizimin e secilit aktivitet të Lëvizjes, ishte e pamundur që aty të mos vërehej kontributi e pjesëmarrja e Dajës Lil.

- Advertisement -

Daja Lil ka qenë i dashur për të gjithë. Bashkëpunëtor me secilin. I ndershëm dhe i guximshëm. Frymëzues për të gjithë ne, dhe i pakompromis me drejtësinë.

Andaj, Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Vushtrri, shprehë ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mehmeti, miqtë dhe shokët e tij, si dhe për të gjithë aktivistët e Qendrës sonë.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

  • Etiketimet
  • VV
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit