2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

1 sekond, bëni testin që tregon nëse maska juaj është efektive

Rekomandime

Mosvendosja e maskës në ambiente publike dhe të mbipopulluara dënohet me gjobë prej 2,000 lekësh dhe në të njëjtën kohë rrezikon me dhjetëra njerëz përreth.

- Advertisement -

Thënë kjo, përdorimi i maskave mbrojtëse ndaj Covid-19 është i rëndësishëm, por në të njëjtën kohë po aq e rëndësishme është edhe zgjedhja e një maske efektive.

Me kaq shumë produkte në treg, lind pyetja se si mund të bëhet dallimi i maskave të mira ndaj atyre që nuk mbrojnë 100%?

Fillimisht është e rëndësishme që të kuptojmë funksionin e maskës. Maska kundër Covid-19 nuk vendoset që t’ju mbrojë ju nga virusi, por që të mbrojë personat përreth në rast se jeni i/e infektuar.

- Advertisement -

Pra, funksioni i maskës është që të zvogëlojë mundësitë që ju të transmetoni virusin te dikush tjetër.

Një test i thjeshtë 1-sekondësh ju tregon nëse maska që po përdorni është efektive ose jo. Prof. As.Dr. Natasha Mubeen Chida nga Johns Hopkins Medicine tha në një intervistë për Curious City|WBEZ Chigaco (platformë që mbulon pyetjet e publikut duke i dhënë përgjigje) se për të provuar sa funksionale është një maskë, mund të përdorni një qiri (ose çakmak).

- Advertisement -

Gjithë çfarë duhet të bëni është që të tentoni të fikni një qiri të ndezur duke mbajtur maskën vënë. Në rast se arrini ta fikni, maska nuk po e bën mirë funksionin e saj, sepse qëllimi kryesor dhe i vetëm është bllokimi i daljes së ajrit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit