12 raste të reja me koronavirus në Kosovë

0
82

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, sot janë testuar 69 mostra të marra nga rastet në terren dhe nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, (12) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Siç njofton IKSHPK rastet pozitive janë raste kontakti, 5 prej të cilëve janë me vendbanim në Malishevë, 3 me vendbanim në Fushë Kosovë, 2 me vendbanim në Prishtinë, 1 me vendbanim në Mitrovicë dhe 1 në Kamenicë.