10.9 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Qeveria në detyrë, LDK nuk e zëvendëson Hotin e Veliun

Rekomandime

Më shumë se dy javë, Kosova ka qeveri në detyrë. Mirëpo në këto ditë ka pasur edhe shkarkime nga kabineti qeveritar nga ana e kryeministrit Kurti. Por, pozitat që i kanë takuar LDK-së, ende nuk janë plotësuar pasi që kjo e fundit nuk po i çon emrat e rinj. E derisa në VV po thonë se po i presin emrat, LDK-ja thotë për T7 se nuk e ka ndërmend të i dorëzojë emrat e rinj.

- Advertisement -

Pozita e dy të shkarkuarave të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hotit që mbante postin e zëvendëskryeministrit të parë e Agim Veliut ish ministër i Punëve të Brendshme ende nuk janë zëvendësuar.

Aktualisht pozita zëvendëskryeministrit të parë është i zbrazët teksa në krye të ministrit të punëve të brendshme është Xhelal Sveçla.

Ky i fundit do të jetë ushtrues detyre deri në propozimin e ardhshëm të LDK-së.

- Advertisement -

Por duket që LDK nuk ka vullnet të nis emra të rinjë qeverisë në detyrë Kurti.

Kryetari i LDK-së për T7 ka thënë që ministrat e tij aktual po qëndrojnë në qeveri për shkak te pandemisë.

- Advertisement -

Megjithatë në qeverinë Kurti shprehen të gatshëm që të marrin në konsideratë emrat për këto poste nga LDK, kurdo që një propozim i tillë të ndodh.

Nga zyra e kryeministrit thonë që kabineti i ministrave është funksional. Ata theksojnë që prioritet është luftimi i infeksionit covid-19.

Në anën tjetër analisti politik, Armend Muja vlerëson që është e udhës që LDK t’i dorëzojë emrat e pozitave të zbrazëta.

Më tutje Muja thotë që roli i LDK-së më qeveri është zbehur.

E në praktikë po shihet një bashkëpunim mes Kurtit e ministrave të LDK-së. Në këtë kohë gjatë vizitave e takimeve është parë që shefi i qeverisë ka pasur çdo herë në krahë ministrat e tij të LVV-së e LDK-së.

Seanca e njëzet e pesë marsit e prishi marrëveshjen mes Lëvizjes Vetëvendosje e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Partneri i Qeverisë Kurti, LDK e inicioi mocionin e mosbesimit duke e rrëzuar kështu ekzekutivin.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit