12.9 C
Pristina
Saturday, April 13, 2024

17 raste të reja me Covid 19 në Kosovë

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se sot janë shënuar 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, derisa ka theksuar se 35 të tjerë janë shëruar.Numri në total i të infektuarve në Kosovë me Covid-19 shkon në 780.“Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive. Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim. Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve”, ka shkruar Vitia.

- Advertisement -

Megjithatë ai thekson se akoma nuk ka kaluar rreziku.“Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi assesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit”, shkruan Vitia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit