1.6 C
Pristina
Sunday, December 15, 2024

17 vite më parë mbaruan negociatat për planin e Ahtisaarit

Rekomandime

Nga Vjena ishte deklaruar se Kosova po shkon drejt Pavarësisë.

- Advertisement -

Si anëtar i ekipit negociator të Kosovës në Vjenë, kështu tha Hashim Thaqi para takimit i cili do të ishte i fundit dhe përcaktues për fatin e Kosovës.

Me 10 mars të vitit 2007, në takimin e nivelit të lartë Kosovë-Serbi, përfundoi procesi negociator i ndërmjetësuar nga presidenti Marti Ahtisaari, i cili filloi në korrik të vitit 2006 në Vjenë.

Ish-presidenti i Finlandës, Ahtisaari ishte i dërguari i Posaçëm i OKB-së, i cili udhëhoqi këtë proces.

- Advertisement -

Ai mori detyrën pas luftës së ashpër që po zhvillohej në Kosovë gjatë vitit 1998 dhe 1999, ku po vriteshin edhe civilë.

Për të arritur një marrëveshje, Ahtisari hartoi një plan i cili ndryshe njihet si “Pakoja e Ahtisaarit”

- Advertisement -

Kjo marrëveshje u bë për përcaktimin e statusit të Kosovës, e cila do të siguronte një të ardhme të qetë dhe të stabilizuar.

Në planin e Ahtisaarit i cili arriti në OKB me 26 mars, në mënyrë të hollësishme u paraqitën dymbëdhjetë anekse të cilat përfshinin kornizat e shtetit të Kosovës.

Në aneksin e parë u paraqitën dispozitat kushtetuese, tutje pikë e rëndësishme ishte edhe ajo për të drejtat e komuniteteve në Kosovë, me theks të komuniteti serb.

Më pas u rregullua qeverisja lokale, sistemi i drejtësisë, trashëgimia kulturore e fetare në të cilën mbrojtje të veçantë pati për objektet fetare serbe.

Plani i Ahtisaarit mori mbështetjen e autoriteteve kosovare por kundërshtua nga Qeveria e Serbisë, e cila e cilësonte propozimin si të dëmshëm.

Pasi Ahtisaari ia dorëzoi sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara raportin final dhe rekomandimin që Kosova të fitojë një pavarësi të mbikëqyrur, ai u kundërshtua në Këshill të Sigurimit nga Rusia.

Megjithatë, ne fund ky plan rezultoi te ishte hap vendimtar drejt pavarësisë se Kosovës, e cili u shpall më datën 17 shkurt të vitit 2008.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit