10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

2.8 milionë turistë zgjodhën Shqipërinë në 2021, gjysma apo gati 1.4 milionë erdhën nga Kosova

Rekomandime

Në Shqipëri nuk gjen vetëm natyrën e plazhet, por dhe çmime të lira. Kjo është dhe arsyeja se pse të huajt vizitojnë vendin tonë.

- Advertisement -

Reza është nga Australia. Ai ka ardhur në Shqipëri së bashku me miken e tij, Osjen, nga Franca.

“Nëse e krahasojmë me Kroacinë, Italinë, apo vendet e tjera fqinje, të jep mundësinë të shikosh të njëjtat gjëra, por më lirë. Mendoj se Shqipëria është një vënd i pazbuluar nga turistët, ka plazhe, lumenj”, u shpreh Reza.

“Në Paris kushton 50 euro vetëm një pjatë, ndërsa këtu kushton 5 euro pjata”, tha Osjen.

- Advertisement -

“Është shumë herë më mirë sesa e prisja. Është një marrëdhënie shumë e mirë e asaj që paguan dhe asaj që të ofrohet. Bashkë më ushqimin, vizitat në muze, një ditë në Tiranë kushton rreth 30 euro”, u shpreh një tursit nga Bosnje Hercegovina.

Mesatarisht një turist qëndron në vendin tonë 4.3 netë dhe shpenzon afërsisht 52 euro në ditë.

- Advertisement -

Edhe pse Shqipëria ofron çmime të lira, shqetësim mbetet siguria.

“Për Shqipërinë kam dëgjuar shumë gjëra, si përshembull nuk është një vend i sigurt, por do të më duhet ta shoh vetë sa e vërtetë është kjo gjë”, u shpreh Reza.

“Në Poloni thuhet se në Shqipëri nga shumë banda rruge”, tha një turist polak.

Ka dhe nga ata që e marrin me sportivitet.

“Kemi dëgjuar që ka banda, por ndihemi të sigurt”, u shpreh një turist nga Spanja.

Në muajt e parë të ketij viti, sipas të dhënave të INSTAT, kanë hyrë në Shqipëri mbi 2.8 milionë vizitorë të huaj, ndonëse 1.381.532 ishin nga Kosova./Euronews Albania

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit