13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

2 mijë vota të diasporës po qëndrojnë në Ministrinë e Pal Lekajt

Rekomandime

Rreth 2 mijë vota të diasporës që kanë arritur në Kosovë janë duke qëndruar në objektin e Ministrisë së Infrastrukturës. Kjo ministri drejtohet nga Pal Lekaj, i AAK-së, i cili është edhe kandidat për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD.

- Advertisement -

Se votat janë duke qëndruar në objektin e kësaj ministrie e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.“Për shkak të hapësirës së pa mjaftueshme në proceset zgjedhore, KQZ-ja detyrohet që të marrë hapësira tjera jashtë objektit të KQZ-së.

Bëhet fjalë për hapësira që shfrytëzohen dhe që u përkasin institucioneve tjera, siç është rasti me hapësirat e Ministrisë së Infrastrukturës (ish-ndërtesës së Gërmisë)”, thuhet në përgjigjet e zëdhënësit të KQZ-së për KALLXO.com.

Deri gjatë ditës së djeshme, më 27 shtator, në Kosovë kanë arritur rreth 2 mijë pako të supozuara që janë fletëvotime të dërguara nga votuesit jashtë Kosovës.

- Advertisement -

KQZ, thotë se këto fletëvotime janë duke u ruajtur në një hapësirë të vecantë dhe të sigurtë dhe është nën mbikëqyrje të Policisë së Kosovës 24 orë.“Këto pako, ruhen në hapësirë të veçantë dhe të sigurtë.

Dhoma që është në shfrytëzim të KQZ-së sigurohet gjatë 24 orëve nga Policia e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në përgjigjet e Elezit për KALLXO.com.Kanë mbetur edhe rreth 40 mijë vota tjera të votuesve nga diaspora për të ardhur në Kosovë, nëse të gjithë nga ta do të votojnë.

- Advertisement -

42 mijë persona nga diaspora janë regjistruar për të votuar nga diaspora.Zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës do të mbahen me 6 tetor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit