6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

2 miliardë euro për “Durrës Yachts & Marina”, firmoset projekti për të nisur punimet e ndërtimit

Rekomandime

Projekti i shumëpërfolur për një marinë dhe ndërtesa luksoze në zonën e Portit të Durrësit me vlerë investimi 2 miliardë euro ka kaluar në një tjetër hallkë.

Kompania Simphpny Real Estate Development sh.p.k., e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit muajt e fundit ka aplikuar pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, për të përfituar trajtimin e investitorit strategjik.

- Advertisement -

Kompania mësohet se ka dorëzuar dokumentacionin për zhvillimin e projektit “Durrës Yachts & Marina” i cili propozohet nga kompania Symphony Real Estate Development sh.p.k., nën drejtimin e subjektit Symphonie Group of Companies i themeluar nga Mohamed Ali Alabbar.

Projekti parashikon që gjatë fazës së zhvillimit të punësojë 12 mijë persona, ndërkohë që sipërfaqja totale e projektit do të jetë 44 hektarë. Për fazën e parë do të përdoret një sipërfaqe prej 24 hektarësh. Në prill të këtij viti kompania Emaar bëri prezantimin e projektit për portin e ri turistik të Durrësit.

- Advertisement -

Duke shfaqur një plazh të pacenuar natyror prej 14 km gjatësi, komuniteti do të jetë shtëpia e mbi 12,000+ njësive rezidenciale me më shumë se 80,000 m2 të parqeve dhe hapësirave të hapura, si dhe njësive argëtuese, të shërbimit dhe restoranteve. Zhvillimi i Jahteve dhe Marinës së Durrësit do të përfshijë gjithashtu ekskluzivisht një marinë dhe terminal kroçerash që do të lidhë Durrësin me shkëlqimin vezullues të Detit Adriatik e më gjerë”, raporton Revista Montor.

- Advertisement -

Porti i Durrësit shpërngulet në Porto Romano

Në gusht të këtij viti, një vendim që i lejonte zgjerimin portit ekzistues në Porto Romano i hap rrugë projektit të grupit Emaar në Durrës.

Zgjerimi mundëson ndërtimin e disa kalatave të tjera që do të shërbejnë për përpunimin e anijeve të mallrave, krahas atij të karburanteve që kryhet aktualisht, raporton Revista Monitor.

Ndërkohë po kryen edhe investime në rrugën që lidh Porto -Romanon me Durrësin me një autostradë të kategorisë A.

Më herët në kulmin e karantinës, në datën 31 mars 2020 Porti MBP (Multi Buoy Mooring) në administrimin e “Kastrati Group” që realizon shërbimet e përpunimit të ngarkesave dhe depozitimit të naftës në Porto Romano mori miratimin për një shtesë kontrate nga Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë./N.Maho

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit