11 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

21 vjeçari – Ushtar i Gardës së Ukrainës mbyti 5 kolegët e tij dhe plagosi 5 të tjerë jep detaje Ministri Monastirski

Rekomandime

Një ushtar i Gardës Kombëtare të Ukrainës sot në mëngjes qëlloi ndaj kolegëve të tij në një fabrikë ushtarake në Dniepër për arsye të panjohura dhe vrau pesë persona dhe plagosi pesë të tjerë me atë rast. Ai u kap disa orë pas sulmit, raporton Reuters.

Ministri i Brendshëm Dennis Monastirski ka thënë se rekruti Artem Ryabchuk është përgjegjës për sulmin dhe tha se ai “do të mban përgjegjësinë më të ashpër të parashikuar nga ligji”. Gjatë arrestimit, ushtari kishte në posedim një armë kallashnik0v dhe 200 fishekë.

- Advertisement -

Monastirski ka thënë se do të formohet një komision i posaçëm për të hetuar të gjitha rrethanat që mund të kanë çuar në KRlM.

Shërbimet ukrainase konfirmuan se sulmuesi nuk ishte nën vëzhgim, si dhe se asgjë nuk tregonte se ai kishte probleme mendore. Ai shërbeu vetëm tre muaj dhe është 21 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur herët në mëngjes në fabrikën e raketave “Pivdenmash” gjatë dorëzimit të armëve te rojet, thuhet në njoftim. Policia ka thënë se në mesin e viktimave janë katër ushtarë dhe një grua civile.

- Advertisement -

LHetimi mbi të gjitha do të fokusohet në pyetjen – cili ishte motivi i kryerjes së një krimi kaq të tmerrshëm? Së pari do të hulumtohet çështja nëse ushtari u përball me presion psikologjik në ekip”, ka shkruar në Facebook zëvendësministri i Brendshëm i Ukrainës, Anton Gerashchenko.

Hetuesit, ka shtuar ai, do të shqyrtojnë se si ushtari Artem Ryabchuk kaloi edhe komisionin mjekësor që i dha atij qasje në armë.“Sidoqoftë, ai do të përballet me dënimin më të rëndë të parashikuar për vr asje masive. Tani gjëja më e rëndësishme është të gjendet dhe të arrestohet Artem Ryabchuk sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të mos ketë kohë për të kryer KRlME të reja,” tha Gerashchenko.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit