10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

23 të infektuar me COVID-19 në Fushë Kosovë, janë raste kontakti nga Vushtrria dhe KEK-u

Rekomandime

Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë Kosovës ka njoftuar se në këtë komunë janë 23 raste të prekura me koronavirus, të cilat bëhet e ditur se janë raste kontakti me Komunën e Vushtrrisë dhe Korporatën Energjetike të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

- Advertisement -

Kjo u bë e ditur në takimin e sotëm të këtij shtabi, me ç’rast janë shqyrtuar informatat lidhur me situatën pandemike në periudhën emergjente (mars, prill, maj) .

“Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, është evidente rritja e numrit të infektuarve me COVID-19, tani kemi 23 raste kontakti nga Komuna e Vushtrrisë dhe KEK-u”, thuhet në njoftimi e kësaj komune.

Me këtë rast, Shtabi Emergjent ka apeluar që të gjithë qytetarët, bizneset dhe akterët tjerë të respektojnë dhe zbatojnë masat mbrojtëse, rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

- Advertisement -

“Roli dhe kontributi i Shtabit Emergjent ka qenë i jashtëzakonshëm dhe shumë domethënës në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Komuna, QKMF, Stacioni e Policisë, Njësia e Pastrimit, QPS, bizneset tregtare, kanë qenë fronti i parë i ballafaqimit me këtë situatë duke përkrahur qytetarët dhe duke funksionalizuar institucionet lokale si masë parandaluese të virusit COVID-19. Në periudhën e parë kishim 8 raste kontakti dhe të gjitha janë të shëruara. Shtabi emergjent ka trajtuar të gjitha kërkesat dhe ka vendosur prioritetet për tu mbrojtur Shëndeti Publik, përmasë masave mbrojtëse dhe furnizimeve tjera bazike”, thuhet në njoftimin e komunës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit