8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Forumi për Lidership dhe Diplomaci dhe UP, nënshkruajnë memorandum mirëkuptimi

Rekomandime

Forumi për Lidership dhe Diplomaci dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, nënshkruan memorandum mirëkuptimi me qëllim të promovimit të bashkëpunimit edukativo-kulturor në fushën e arsimit, duke u ofruar studentëve mundësi për pjesëmarrje në trajnime për lidership për ngritjen e mëtutjeshme profesionale me anë të aktiviteteve të edukimit joformal.
Krahas mundësive për pjesëmarrje në trajnime për studentët e të gjitha njësive akademike të UP-së, Njomza Emini, Drejtore Ekzekutive e Forumit për Lidership dhe Diplomaci, si dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, u dakorduan për ofrimin e mundesisë së punës praktike me pagesë për studente e UP-së, varësisht nga zhvillimi i programit dhe mundësive të forumit në vazhdim.

- Advertisement -

Pas nënshkrimit të memorandumit, Emini deklaroi se nënshkrimi i këtij memorandumi dëshmon përkushtimin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” për mbështetjen e grave lidere dhe ofrimin e mundësive për ngritje të mëtutjeshme profesionale.
“Takimet e mëhershme me rektorin u materializuan sot përmes këtij memorandum që do hap edhe një horizont të ri për studentet”, tha Emini.
Ndërsa, Marjan Demaj, Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, deklaroi bota ka mungesë të madhe të lidershipit e në veçanti Kosova, por në kuadër të saj mungojnë gratë lidere.
“Prandaj unë mendoj se ky projekt do ta plotësoj këtë boshllëk. Njëkohësisht do ta fuqizoj Qendrën për Zhvillimin e Karrierës e cila është duke bërë një punë shumë të madhe për t’iu ofruar ndihmë studenteve që njohuritë e tyre t’i avancojnë që nesër të jenë lidere”, tha Demaj.

Nënshkrimi i këtij memorandumi është në kuadër të bashkëpunimit me institucione dhe misione ndërkombëtare, gjatë realizimit të Projektit “Akademia për Lidership“, duke u mundësuar vajzave dhe grave përmes aktiviteteve të ndryshme të ngriten profesionalisht dhe të shtojnë pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit