6.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

27-vjeçari nga Kosova dënohet me 10 vjet dëbim nga Zvicra

Rekomandime

Një kosovar 27-vjeçar është dënuar për suIm fizik. Ai nuk arriti t`i shpëtonte gjykimit duke u përpjekur të paraqitej vik.timë.

Ngjarja ka ndodhur në mars të vitit 2017 përpara një klubi të Lucernit, shkruan Luzerner Zeitung.

- Advertisement -

Pesë persona ishin të përfshirë në ngjarje. Shkas për zënkën kishte qenë një cigare ha.shish. Si pasojë, aty u zhvillua një konflikt fizik që u regjistrua edhe nga kamera e instaluar në lokal.

I pandehuri ka gditur njërin nga personat me shqeIm në pjesën e pasme të kokës dhe në fytyrë.

Në seancën dëgjimore në Gjykatën Penale të Lucernit shtator të vitit 2020, prokurori kishte kërkuar për të 18 muaj heqje Irie me kusht për veprën penaIe të suImit fizik, me periudhë prove tre vjeçare. Përveç kësaj, kosovari i ak.uzuar duhej të dëbohej nga vendi për dymbëdhjetë vjet.

- Advertisement -

Paditësi privat gjithashtu ka kërkuar dëmshpërblim dhe kompensim të humbjes së fitimeve prej 90,000 franga, në favor të vik.timës.

Mirëpo, i akzuari e sheh veten si vik.timë dhe kërkon pafajësi.

- Advertisement -

Dhjetë vjet dëbim nga vendi

Tani është në dispozicion gjykimi i gjykatës penaIe. Ky gjykim e konsideron të akzuarin jo si vik,timë, por si kryerës të veprës penaIe.

Kështu, gjykata në fjalë e ka dënuar 27-vjeçarin me 23 muaj bu.rg me kusht me një periudhë prove prej dy vitesh dhe dhjetë vjet dëbim nga vendi, transmeton albinfo.ch. Në këtë dëbim përfshihet edhe futja e tij në sistemin e informacionit të zonës së Shengenit.

Ai po ashtu duhet të paguajë shpenzimet gjyqësore dhe procedurale si dhe kompensimin e paditësit privat prej 11,000 frangash.

Në vendimin e saj, gjykata shkruan se i akzuari duhet të kompensojë vik.timën për 100 përqind të dëmit të shkaktuar. Por për këtë, vik.tima duhet t`i referohet gjykatësit civil për të përcaktuar shumën përkatëse të dëmit.

Avokati mbrojtës, nga ana tjetër nuk sheh ndonjë lidhje shkakësore midis paaftësisë së vik.timës për punë dhe zënkës. Sipas tij janë sëmundjet e mëparshme shkaku i gjendjes aktuale të shëndetit të vik.timës.

Por, Gjykata PenaIe e kundërshton këtë. Për këtë arsye, Gjykata Kantonale duhet të gjykojë përsëri çështjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit