11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

“40 euro një votë”- publikohet video dhe audiopërgjimi i ri që dëshmojnë blerjen e votave

Rekomandime

Është publikuar një dëshmi e re me video e audio, se si janë blerë votat për Iniciativën e Re Demokratike (IRDK), që drejtohet nga Elbert Krasniqin. Bazuar në dëshmitë që posedon Insajderi, dyshohet se 40 euro është blerë një votë për përfaqësuesin e komunitetit egjiptas. Kështu, Elbert Krasniqi ka siguruar përsëri një ulëse në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Përveç Meliza Haradinaj-Stublla, e cila sipas dëshmive të publikuara para dy ditësh nga Insajderi, që dëshmon se nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për t’u bërë deputete, por që falë parave të bashkëshortit të saj, ajo ka arritur ta fitojë një vend në listën e AAK-së, sot është siguruar audio dhe dëshmi tjera se si janë blerë votat për një parti tjetër politike. Kësaj radhe për një parti të komuniteteve.

Pjesë e këtij grupi është edhe vëllai i njërës nga kandidatet për deputete të kësaj iniciative.

Në dëshmitë e publikuara, ku përfshihen audio, video e biseda në mesengjer, Elvis Halimaj, ka blerë votat e qytetarëve për partinë e Elbert Krasniqin nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës dhe motrën e tij, kandidaten me numrin 18 të kësaj iniciative, Albiona Halimaj.
Sipas burimeve të Insajderit grupi ku bënë pjesë Elvis Halimaj, ka punuar shumë në terren në sigurimin e votave me para për interes të IRDK-së së drejtuar nga Elberti. Pjesë udhëheqëse dyshohet se është një biznesmen, emër i njohur për redaksinë, i komunitetit egjiptas.

Burimet e Insajderit sugjerojnë se paratë e tij janë përdorur për të blerë votat e komunitetit egjiptas.
Elvis Halimaj, si përfaqësues nga diaspora del se është i afërt me Elbert Krasniqin. Kjo dëshmohet nga Facebook-u i tij, ku të gjitha postimet lidhen me aktivitetin e kryetarit të IRDK-së.

- Advertisement -

Halimaj sipas këtyre dëshmive, dyshohet se ka blerë 40 euro një votë për partinë e Krasniqit dhe kandidaten Albiona Halimaj, shkruan Gazeta Insajderi.

Në emër të Elbert Krasniqit, Elvisi ka kërkuar votat e 5 anëtarëve të një familje në këmbim të parave.
Qytetari votat e të cilit dyshohet se i bleu Halimaj, fillimisht i thotë t`ia dërgoj 100 euro e pastaj “goditemi”. Halimaj e siguron se kush voton për këtë parti i merr 40 euro për një votë.

- Advertisement -

“Nëse osht qashtu na 5 veta jena”, i përgjigjet qytetari.

“Kush mi jep mue 200 euro nëse votojnë 5 veta”, iniston të dijë ai.

Halimaj, sipas bisedave të siguruara nga Insajderi, mundohet ta bindë qytaterin se paratë do t`i marr patjetër edhe atë përmes motrës së tij.
“Bone IRDK edhe nr 18. Unë i tham motres teme edhe zatetesh në Istog e ti jep valla”, i thotë Elvisi qytatarit me të cilin bënë pazar për pesë vota.

Për ta quar punën deri në fund, Elvisi kërkon që anëtarët e familjës së këtij qytetari ta dëshmojnë me foto votën për IRDK-në e Elbert Krasniqi dhe kandidaten Albiona Halimaj.

“Nëse mundesh me ba foto me pa ai njeri se pagun ai se une te besoj ty”, i thotë ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit