24.7 C
Pristina
E premte, 1 Korrik, 2022

40 vjeçari kosovar humb jetën nga përplasja me motor bore në Zvicër

Rekomandime

Flamur Krasniqi nga firma e njohur zvicerane AMAG, filiali në Lugano, ishte zgjedhur si punëtori më i mirë i filialit. Si shpërblim, së bashku me disa kolegë, firma u kishte siguruar një darkë në një vendpushim në Itali, në Bergamo, përfshirë edhe vozitje të mopedit të borës, shkruan blick.ch.

Dhe, ky shpërblim rezultoi fatal për Flamurin 40-vjeçar nga Breganzona, Kantoni Tiçino. Ai së bashku me dy kolegë të tij kanë dalë të ngasin mopedin në orët e natës. Flamuri kishte qenë pa helmetë, transmeton albinfo.ch. Në një moment ai ka humbur kontrollin mbi motorin e tij dhe është katapultuar në rrugën e mbuluar me akull.

Përplasja ka qenë aq e fuqishme sa që i përmenduri ka humbur jetën në vendin e përplasjes. Karabinierët e ardhur kanë mundur vetëm të konstatojnë humbjen e jetës për 40-vjeçarin me prejardhje nga Kosova.

Flamuri ka lënë pas vetes gruan Jessica Poncia dhe dy djemtë: Nathanin dhe Leonin, njëri 7 vjeç dhe tjetri 18 muajsh.

Më shumë artikuj

Të fundit