10.8 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

45 aeroplanë nga Gjermania, Zvicra e Austria pritet të vijnë nesër e pasnesër në Kosovë

Rekomandime

Me fillim të këtij viti, partitë politike në Kosovë për zgjedhjet e 14 shkurtit ju kanë bërë thirrje diasporës së mbarë, të votojnë.

Disa prej tyre kanë votuar me postë, por një numër jo i vogël pritet të vijnë në Kosovë për të dhënë votën për partinë që preferojnë.

- Advertisement -

Nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”, veç të premten dhe të shtunën pritet të vijnë 45 aeroplanë nga e mbarë diaspora në Kosovë.

Mërgimtarët nga Zvicra duket se do të jenë të shumtë me ardhjet e tyre.

Bujar Gashi, zyrtar për media në Aeroportin e Prishtinës ka bërë të ditur se të shtunën pritet të aterojnë në Aeroport 16 aeroplanë, ku shumica prej tyre do të jenë nga Zvicra.

- Advertisement -

“Më 12 shkurt pritet të aterojnë në ANP 16 fluturime, 9 prej tyre nge Zvicra, ndërsa pjesën tjetër e përbëjnë fluturimet nga Gjermani (1), Austria (2), Turqia (2) , Suedia (1) dhe Belgjika (1)”, ka thënë Gashi.

Por një ditë para zgjedhjeve, pra të shtunën do të vijnë më shumë bashkatdhetarë në Kosovë, pasi pritet të aterojnë në Aeroportin e Prishtinës 29 aeroplanë, shumica prej tyre nga Zvicra.

- Advertisement -

Ndryshe, sot kryeshefi Ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, ka bërë të ditur se kanë arritur mbi pesë mijë fletëvotime nga diaspora.Votimi nga diaspora ka filluar më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 12 shkurt.

KQZ ditë më parë ka njoftuar se votues nga diaspora janë 102 mijë, derisa lista e plotë e votuesve për zgjedhjet e 14 shkurtit është 1,794,862 qytetarë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit