3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

5 persona për teste të koronavirusit në QKUK, tre janë zyrtarë të EULEX’it

Rekomandime

Tre persona, zyrtarë të EULEX’it, kanë përfunduar të shtrirë në Klinikën Infektive me dyshimet se janë prekur nga virusi Covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusi. Njëri nga ta sipas burimeve të Express brenda Institutit Kombëtar të Shëndetësisë ka simptoma të dukshme se është prekur me koronavirus.

- Advertisement -

“Mostrat për pesë pacientë i kemi marrë. Tre janë zyrtarë të EULEX’it në Kosovë. Njëri nga ta ka simptoma të dukshme, dy të tjerët kanë pasur kontakt të përditshëm me të”, deklarojnë burimet e Express brenda institucioneve të shëndetësisë në vend.

Ndryshe, sot në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë dy vajza, të cilat dyshohet se mund të jenë prekur nga koronavirusi. Analizat për to pritet të dalin sot gjatë ditës.

Deri më tani në Kosovë nuk është konfirmuar asnjë rast pozitiv me koronavirus.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit