4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Rrëfimi i vajzës kosovare që u dyshua se u prek me koronavirus: Më kërkuan ta paguaj parkingun, dritaren ma lanë hapur

Rekomandime

Qytetarja Blerta Avdili, ditë më parë është pranuar në QKUK me simptoma të gripit, por që dyshohej se ishte e infektuar me virusin COVID-19.

- Advertisement -

Ajo me anë të një postimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka alarmuar për gjendjen në të cilën ndodhet klinika infektive e cila pranon pacientët e dyshuar me koronavirus, shkruan Reporteri.net.

Një orë pas pranimit, Blerta pohon se mjekja i kishte marrë mostrën për testim dhe numrin e saj të telefonit.

Por ajo rrëfen se mjekja nuk e kishte ditur as se si duhej të futej shkopi i mostrës në epruvetë dhe për këtë kishte marrë ndihmë nga kolegja e saj.

- Advertisement -

Tutje Avdili rrëfen se si nga spitali kishin insistuar që t’ia marrin paratë për pagesën e parkingut, qoftë edhe nga dritarja, por parkingu ku kishte parkuar veturën, duhej të paguhej.

Ajo po ashtu ka bërë të ditur se që të bëhen analizat për koronavirus, duhet të mblidhen shtatë mostra të shtatë pacientëve, sepse kryerja e analizave “veç e veç”, shtetit i kushton më shtrenjtë.

- Advertisement -

“Ironia ishte që derën e karantinës në përdhesë Nuria [motra medicinale] e mbylli me çels, por dritaren që ishte një metër mbi tokë, nga ku mund të dilja jashtë shumë lehtë, ma la në dispozicion.” – shkruan më tej znj.Avdili.

Ajo ka deklaruar edhe se pasi e kishin mbyllur me çelës në karantinë kishte vërejtur kushtet e tmerrshme në dhomë, e cila kishte plot pluhur, myk e ndryshk dhe madje me mungesë edhe të gjërave elementare si sapuni.

Ky është postimi i plotë i saj:

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit