-0.5 C
Pristina
Tuesday, December 17, 2024

50 profesionistë shëndetësorë kanë filluar punën në klinikat e QKUK-së

Rekomandime

50 profesionistë shëndetësorë të pranuar së fundmi nga ana e Ministria e Shëndetësisë kanë filluar punën në klinikat e QKUK-së, për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me COVID-19.

- Advertisement -

Prezantimin e këtyre profesionistëve e ka bërë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe UD. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi.

Ministri Zemaj ka falënderuar profesionistët shëndetësorë për punën që po bëjnë dhe ka thënë se punësimi i këtyre profesionistëve do të ndihmojë klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme për të pasur punën më të lehtë.

“ Bashkërisht me ne sot janë 50 profesionistë,8 laborantë që kanë filluar në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik, 4 mikrobiolog, 20 inspektorë, sot gjatë ditës do të shpërdnahen edhe 50 mjekë dhe 62 infermierë, sipas kërkesave dhe nevojave që janë akoma në rritje. Nuk do të thotë që do të ndalemi me këtë angazhim. Do të shikojmë të gjitha potencialet dhe mundësitë buxhetore që të angazhojmë personel shtesë që të mbulojmë nevojat që ka shëndetësia” përfundoi Ministri Zemaj.

- Advertisement -

Në anën tjetër, UD. Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka njoftuar se kati i dytë i Klinikës së Neurologjisë në QUKU, me kapacitet prej 60 shtretërish do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID-19.

- Advertisement -

Ai njoftoi se në dy ditët e fundit janë marrë vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me shtimin e kapaciteteve, shtretërve dhe resurseve humane.

“Së shpejti Spitali i Vushtrrisë do të bëhet Spital për trajtim të pacientëve me COVID-19 nga Vushtrria dhe Mitrovica, ky vendim është marrë në konsultim me kryetarët e dy komunave përkatëse, por edhe me Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale. Pacientët e Vushtrrisë shërbimet e tjera dhe trajtimet e tjera do t’i marrin në Mitrovicë”, njoftoi drejtori Krasniqi.

Sipas tij, shërbimet profesionale në klinikat që po trajtojnë pacientët me COVID-19 janë përforcuar pasi në to janë kyçur edhe fizioterapeutët.

UD. Drejtoresha e Klinikës Infektive, dr. Lindia Ajazaj- Berisha, ka njoftuar se në klinikë janë të shtrirë 96 pacientë, ku 60% e tyre janë në oksigjenoterapi. Ajo ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë që ka ndihmuar që stafi mjekësor të freskohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit