-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

58 rastet e reja sot nuk dihet a janë Delta, flet infektologu Tolaj

Rekomandime

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë, ka filluar sërish të rritet. Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 58 raste pozitive nga 3 mijë e 669 testime.

- Advertisement -

Por, ende nuk dihet nëse ndonjë nga këto rastet i përket variantit Delta të këtij virusi.

Infektologu Ilir Tolaj thotë se edhe Kosova mund të rrezikohet nga ky variant.

”Mendoj se Kosova është në një situatë më të lakmueshme për shkak të përhapjes paraprak të virusit gjegjësisht një përqindje jashtëzakonisht e popullatës e kanë kaluar me apo pa simptoma si dhe tash vaksinim i cili po bëhet pavarësisht që është pak i ngathtë në aspektin e vet do të jetë pozitiv edhe më mbrojtjen kundër këtij variant”, tha ai për Klan Kosova.

- Advertisement -

Tolaj gjithashtu foli edhe për fillimin e vitit të ri shkollor, ku tha se mësimi duhet të mbahet, pasi fëmijët nuk janë burim kryesor i infeksionit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit