Numri i duhanpirësve në Kosovë nga viti në vit duket se është në rritje.
Sipas një raporti të “European School Survey Project on Alcohol and other Drugs (ESPAD)” deri në vitin 2019, 41 përqind e kosovarëve e kanë pirë së paku njëherë cigarën.
Kurse 59 përqind e anketuesve kanë bërë me dije se asnjëherë nuk e kanë pirë cigarën.
Nga ky raport ka dalë që 7 përqind e qytetarëve të Kosovës e kanë pirë 40 herë apo më shumë cigarën.