9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

PDK-ja: Qeveria Hoti duhet të shkoj sa më parë në shtëpi

Rekomandime

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për medie ka kritikuar ashpër Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti, duke thënë se pas kaq muajsh, ende nuk po arrijnë ta miratojnë në Kuvend pakon për Rimëkëmbje Ekonomike, duke dëmtuar kështu qytetarët kosovarë.

- Advertisement -

Tutje ai tha edhe kjo përkrahje që i është bërë deri më tani punëtorit kosovarë është për keqardhje, ku sipas disa kalkulimeve i bie që qeveria për një punëtor ka ndarë 2.60 cent në ditë.

“PDK e vlerëson skandaloze vendimin ku qeveria nuk përkrah bizneset, por edhe më keq ajo merr masa për të bllokuar ato. Me të drejtë shumë qytetarë kanë kërkuar votën e PDK-së për këtë ligj, por besojeni se kryeministri Hoti nuk ka pas qasje serioze po vetëm ka bërë kalkulimime politike. Qeveri që duhet të shkoj sa më parë në shtëpi se është e pa aftë për të qeverisë vendi, ekonominë dhe për ta menaxhuar pandeminë”, tha Gashi.

Sipas tij qeveria gjatë kësaj kohe ka marrë masa të çuditshme sa i përket masave kufizuese, siç ishte edhe vendimi i fundit ku në fundjavë pati mbyllje të përgjithshme, kurse kufijtë ishin të hapura.

- Advertisement -

“Jemi dëshmitarë që qeveria, së fundmi merr vendime të çuditshme sa i përket masave kufizuese, siç ishte edhe vendimi i fundit ku në fundjavë pati mbyllje të përgjithshme, kurse kufijtë ishin të hapura me çka shumë qytetarë kaluan fundjavën në vendet përreth. Shtrohet pyetja, cilat kanë qenë efektet e kësaj mbyllje?”.

“PDK-ja nuk është kundër masave të cilat kanë për qëllim ruajtjen e shëndetit publik, dhe bëhen me propozime të profesionistëve, por paraprakisht kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që sektorin privat në Republikën e Kosovës ta subvencionojë me pako financiare dhe të sigurohen të ardhurat për punëtorët e sektorit privat”.

- Advertisement -

“Në të kundërtën, qeveria me vendimet e pa-analizuara mire veçsa do ta rëndojë edhe më shumë krizën ekonomike duke mbyllur shumë biznese dhe duke lënë pa punë mijëra punëtorë të sektorit privat, duke prodhuar kështu një krizë të re sociale”, theksoi Gashi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit