1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

69-vjeçarja nga Zvicra martohet me një 35-vjeçar nga Kosova

Rekomandime

Zyra e Migrimit flet për martesë fiktive. Ajo ishte martuar 6 herë deri më tani. 3 nga bashkëshortët e saj të deritashëm ishin kosovarë.

Një grua gati 70-vjeçe nga Aargau është martuar me një 35-vjeçar nga Kosova. Në fakt, ata duan të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët në Zvicër. Por autoritetet janë kundër. Tani, janë gjyqtarët ata që duhet të vendosin, shkruan Aargauer Zeitung.

- Advertisement -

Për të pasur një ide mbi marrëdhënien mes tyre, gruaja u lejua nga gjyqtarët të bisedonte përmes lidhjes së internetit (chat) me burrin e saj, nga salla e gjyqit.

Ajo e quan atë “Herzblatt” (emër përkëdhelës për të dashurin). Ndërsa ai atë “Schatzi”. Ajo së shpejti do të festojë ditëlindjen e saj të shtatëdhjetë dhe ai së shpejti do të jetë tridhjetë e pesë vjeç, transmeton albinfo.ch.

- Advertisement -

Pothuajse tre vjet më parë ata të dy ishin martuar në Kosovë, në vendlindjen e burrit. Për “nusen” ishte kjo martesa e gjashtë. Tre nga ish-bashkëshortët e saj ishin gjithashtu kosovarë.

Çifti ëndërron “për një të ardhme të përbashkët në Aargau”. Kjo është arsyeja pse ajo ka aplikuar për bashkim familjar, menjëherë pas martesës. Por Zyra për Migrim dhe Integrim ka refuzuar aplikimin. Ajo nuk u beson përbetimeve të dashurisë, të bëra nga çifti, por e konsideron këtë si një martesë të rreme, fiktive.

- Advertisement -

Gruaja nuk e ka pranuar vendimin e Zyrës së Migracionit dhe ka ushtruar një ankesë në Gjykatën Administrative të Kantonit Aargau. Kjo e fundit tani duhet të vendosë nëse dashuria mes çiftit është e vërtetë apo jo.

Gjatë gjykimit, kryetari i gjykatës shprehu dëshirën të dijë se ku saktësisht burri jeton në Kosovë dhe çfarë bën ai gjatë gjithë ditës. Gruaja tregon për një fshat të vogël pranë një qyteti dhe për shtëpinë me katër dhoma që i përket familjes së tij. Burri i saj kujdeset për kopshtin dhe kërkon punë. Situata në Kosovë është e vështirë.

Ata shkruanin herë pas here mes vete dhe në një moment lidhja mes tyre “ndezi”

Ishin njohur në Facebook. Ai i kishte shkruar një mesazh gruas së panjohur nga Zvicra, duke e pyetur se si ishte. Kanë kaluar më shumë se pesë vjet nga mesazhi i parë.

Në fillim ajo nuk ishte e bindur. Pastaj ajo pyeste veten përse ai vazhdonte t’i shkruante asaj. Në të njëjtën kohë ajo u tundua t’i shkruante atij dhe në një moment lidhja mes tyre “ndezi”. Në vitin 2016 ajo kishte fluturuar dy herë për në Prishtinë. Ai e kishte marrë atë në aeroport dhe kishin kaluar disa ditë së bashku në një hotel në qytet pranë fshatit të tij. Ata kishin shëtitur dhe kishin shijuar kohën së bashku.

Autoritetet parandaluan martesën në Zvicër

Në vitin 2017 ata tashmë po thurrnin planet e dasmës. Kishin dashur të martoheshin në Zvicër por Zyra e Migracionit nuk e kishte lejuar dhëndrin të hynte në vend. Qysh atëherë, autoritetet kishin frikë se bëhej fjalë për një martesë fiktive. Gruaja nuk e kishte kundërshtuar këtë vendim. Në vend të kësaj, ajo pati hipur në një aeroplan në vjeshtën e vitit 2018 dhe qe kurorëzuar me “zemrën e saj” në Kosovë.

Të dy kanë mbajtur lidhjen në distancë që kur u martuan. Për shkak të koronës dhe problemeve shëndetësore, ajo nuk ka qenë në Kosovë që nga dasma. Ai e ka vizituar atë dy herë këtë vit për disa ditë në Zvicër.

Për 28 dhjetor, ata kanë planifikuar të “kompensojnë” festën e tyre të dasmës, me 300 mysafirë në Kosovë.

Video thirrje nga salla e gjyqit, në Kosovë

Ata vazhdojnë të mbajnë kontaktin përmes Facebook-ut. Ata i dërgojnë njëri -tjetrit mesazhe çdo ditë, pyesin njëri -tjetrin për shüendetin, duan të dinë se çfarë po bën tjetri ose i thonë njëri -tjetrit se çfarë po hanë.

Gjykata gjithashtu dëshiron të marrë një ide për këtë. Burri në Kosovë e di se gruaja e tij do ta thërrasë nga salla e gjyqit në Aarau në një moment. Cingërron zilja e telefonit. Fytyra e një burri shfaqet në dy ekranet në sallën e gjyqit, të cilat janë të lidhura me smartphone. Ai është jashtë. Është me erë. Ajo i thotë se është në sallën e gjyqit. “Thuaji të tregojë se ku është”, thotë kryetari i gjykatës. Ajo përpiqet. Ai nuk kupton. Ajo thotë: “Trego zonën… “.
Ai ndez një cigare. Përkthyesi i thotë të tregojë zonën. Tani ai e kupton, kthen kamerën. Një qytet diku në Kosovë. “Thuaji atij që do t’i shkruash tani”, i thotë kryetari i gjykatës, gruas zvicerane.

Historia e bisedës si dëshmi

Ajo përfundon thirrjen. Biseda e të dyve në Facebook shfaqet në ekran. Ajo duhet ta pyesë si është, si është moti. Ajo shkruan. Ai përgjigjet shkurt në gjermanishten gjysmake derisa kryetari i gjykatës të ketë parë mjaftueshëm. Ajo e përshëndet dhe i dërgon “shumë puthje” (fjalën “shum” e shkruan shqip). “Çfarë do të thotë “shum”?” pyet kryetari i gjykatës. – Ajo i sqaron se çfarë do të thotë kjo në gjuhën shqipe.

Palët deklarojnë në gjykatë se do t’u përmbahen rregullave. Avokati i gruas argumenton se ata kanë shkëmbyer informacione për gjëra të vogla – “si një çift normal i martuar”. Zyra e Migracionit, nga ana tjetër, ende e konsideron martesën të “e aranzhuar”. Përveç kësaj, autoriteteve u mungojnë fotografitë private që tregojnë të dy si çift.

Sidoqoftë: Ende nuk është e qartë nëse çifti do të ketë një të ardhme të përbashkët Zvicër. Gjykata Administrative nuk ka marrë ende një vendim në seancën e mbajtur të mërkurën.

Së pari, e gjithë historia e bisedës, përfshirë fotografitë, do të vendoset dhe ruhet në një CD. Palët pastaj kanë kohë për të bërë komentet e tyre. Vetëm atëherë do të mund të marrin vendimin e tyre.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit