Presidenti Barak Obama është cilësuar si një personalitet shumë i dashur dhe i respktuar në Amerikë. Përgjatë mandatit të tij nuk ka pasur asnjë skandal.
Mund të thuhet me plotë gojën se Obama ka një stomak te fortë, pasi kur ka jetuar në Indonezi ka ngrënë mish qeni dhe mish gjarpri.
Më poshtë Gazeta Metro ju sjellë 6 fakte që mund të mos i keni ditur rreth Obames:
1. Ai ka fituar një çmim “Grammy” në vitin 2006 për versionin audio të librit të tij me kujtime, “Dreams for my father”.
2. Obama ka një palë doreza boksi të kuqe me autografin e Muhammad Ali.
3. Gjatë fushatës, kur ishte në udhëtim refuzonte të shihte “CNN” dhe ndiqte më shumë stacionet sportive.
4. Ai i kishte premtuar Michelle-s se do ta linte duhanin përpara se të kandidonte për President, por s’e bëri një gjë të tillë.
5. Në vitin 1996 ai ishte i pranishëm në festën e beqarisë së të fejuarit të motrës së tij, por u largua nga festa, kur aty mbërriti një striptiste.
6. Ai e ka paguar përfundimisht kredinë e tij për studimet, vetëm para katër vitesh, kur nënshkroi marrëveshjen për librin e tij.