Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj, ka një shije të përzier sa i përket zhanreve muzikore, shkruan Gazeta Metro.
Kohëve të fundit na ka rastisur ta dëgjojmë shpesh Ramush Haradinajn duke kënduar, ani pse nuk është se i shkon fortë për dore kjo punë, gjithasesi ai në ngjarje të ndryshme e tregon veten, me nga një apo dy strofë.
Kënga ‘ka po shkon moj zanë’ është ndër këngët që Haradinaj e ka kënduar disa herë në ambiente familjare por edhe para mediave, mirëpo kjo nuk është e preferuara e tij.
Ramush Haradinaj gjatë një interviste kishte treguar se e preferuerja e tij është muzika folklorike, këngëtarët e preferuar të tij janë Riza Bllaca dhe kënga e tij “O moj Shqipëri mos thuj mbarova”, po ashtu Sali Bajrami “Lulëzoj fusha e lulëzoj mali”.
Por Haradinaj ka treguar se i pëlqen edhe muzikën moderne, ndërsa nga ta ai përveç yjeve të rinj të estradës tonë pëlqen edhe këgën “Rollin in the deep” të super yllit anglez Adele.