2.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Zbulohet emri që ishte arrestuar për vrasjen e Xhemajl Mustafës, ja arsyet e kësaj vrasje makabre

Rekomandime

Në 19 vjetorin e vrasjes së veprimtarit, shkrimtarit, publicistit dhe njërit prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentin historik dr. Ibrahim Rugova, Xhemajl Mustafës, është publikuar emri i dyshuar për vrasjen e ti.

- Advertisement -

Ish-eprori i lartë i UÇK-së, TMK-së dhe SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, thotë se për vrasjen e Mustafës ishte arrestuar F. Dermkau nga policia e UNMIK-ut dhe policia amerikane.

Miftari ka dhënë dy arsye se pse është vrare Xhemajl Mustafa, zëri i lirisë!

Më poshtë shkrimi i Naim Miftarit:

- Advertisement -

Xhemajl Mustafa është vrarë pasi llogaritej si njeriu kryesor që ndikoj që Ibrahim Rugova të kthehej nga Italia në Kosovë të merrte pjesë në zgjedhje, pas këtij kthimi të z. Ibrahim Rugovës me LDK i fitoj zgjedhjet bindshëm karshi PDK (ish QPK) i ndjeri Mustafa kishte reaguar ashpër në një parollë e shkruar me ngjyr të kuqe në sheshin Nëna Terezë (Kosovë haram të qoftë gjaku im!) nga njerëz të Shik-ut pasi PDK-ja dhe të tjerët kishte humbur zgjedhjet.

Reagimi i Xhemajl Mustafes ishte shkrimi në shtypin publik me titullin “Kur të mallkuarit të mallkojnë” këto janë dy arsyet kryesore të ditura pse nëntoka politike solli vendim ta vrisnin menjëherë 23_11_2000, për këtë vrasje ishte arrestuar nga Unmiki, policja amerikane dhe ishte mbajtur në Bonstill Amerikan për disa javë F. Dermaku ish pjesëtar i UDB por pas luftës është bërë çuditërisht bashkëpunëtor-pjesëtar i Shik-ut nga pjesë të Thesarit të Kadri Veselit dhe Ilmi Reçices.!

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit