-0.5 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Me ndihmën e qytetarëve, Policia arreston të kërkuarin me dy emra për dy vepra penale

Rekomandime

Pas publikimit të fotos së personit në kërkim nga Policia, qytetarët ndihmuan Policinë e Kosovës për arrestimin e personit të kërkuar për dy (2) vepra penale ‘vrasje në tentativë’- në kërkim nga Gjykata Themelore në Pejë, dhe një (1) vepër ‘vetëgjyqësi’ – në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Policia e Kosovës me datë 30.08.2019, kishte lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar Luan Muhamet Lajqi, i cili kërkohej për dy veprat penale.

- Advertisement -

Në njoftimin për media, Policia e Kosovës thotë se falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, ka arritur të sigurojë informacion lidhur me vendndodhjen e të kërkuarit dhe sot me datë 02.12.2019 rreth orës 15:30 në fshatin Llukë e Epërme – Deçan, është bërë arrestimi i tij nga njësitet policore të stacionit policor në Deçan.

“Sektori i hetimeve në Deçan kanë arrestuar të dyshuarin e lartcekur i cili është i dënuar me një vit e tre muaj burgim për veprën penale ‘vetëgjyqësi. Ky dënim ju ka shqiptuar nga Gjykata Themelore në Pejë me emrin Argjend Molliqaj.

I njëjti e ka ndërruar emrin nga Argjend Molliqaj, në Luan Lajqi dhe me ketë emrin e fundit i njëjti po ashtu ka qene i kërkuar me Urdhëresë për sjellje me forcë , të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

- Advertisement -

I dyshuari i lartcekur është dërguar ne vuajtje dënimi”, thuhet në njoftimin për media nga PK-ja.

Policia thotë se rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të çojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.

- Advertisement -

“Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt. Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës e ndihmuan qytetarët dhe falënderojmë të gjithë për besimin dhe shtimin e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatën lëshuar nga zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë.

BurimiKoha.net
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit