-0.3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Drejt një qeverisje Vetëvendosje- PDK

Rekomandime

Po shihet haptazi se LDK nuk e ka vullnetin të qeverisë me Vetëvendosjen. S’kanë faj, këto dy parti nuk kanë asgjë të përbashkët. Një phesë e konsiderueshme e kryesisë së Vetëvendosjes përbëhet nga ish anëtarët e rëndësishëm të PDK’së. Asnjë ish anëtar i LDK’së.

- Advertisement -

Ideologjikisht VV është shumë e afërt me PDK’në.

LDK është e zhytur kokë e këmbë në kapjem e shtetit. Ata nuk kanë pronto skandal sepse të gjitha malverzimet i bëjnë në tavolinë e jo përmes telefonit.

Gjysma e familjes së Agim Veliut ka poste të rëndësishme. Nuk qendron keq as familja e vet Isa Mustafës. Madje, me pozitë në shtet është edhe vet bashkëshorti i Vjosa Osmanit. Bordet i kanë ndarë tradicionalisht me PDK’në. I kanë dërguar njerëzit e vet gjithkund, në çdo pore të jetës.

- Advertisement -

Skandale korruptive kanë me shumicë. Njëjtë si PDK. Vetëm se PDK ka edhe emra eminentë të deleguar në qevetisje.

Ministri më i suksesshëm në historinë qeverisëse të pasluftës është Bedri Hamza nga PDK.

- Advertisement -

Ambasadorja mê e suksesshme e Kosovës është Vlora Çitku kuadër i PDK’së. Kush nuk do ta donte Hamzën ministër të ekonomisë apo Çitakun ministre të punëve të jashtme apo Rliza Hoxhën ministre të kulturës?

A ka LDK potencial për ministra të tillë? Asnjë, pos Vjosa Osmanit, e cila shihet se është kukëll në atë parti. Pyetet tjetërkush.

Me LDK’nê Vetëvendosje mund të merret vesh për çkapje të shtetit, por nuk do të mund ta ç’kap kurrë pjesën e madhe të LDK’së. Në asnjë rrethanë pa marrëveshje sdo të mund ta çkap as pjesën e PDK’së pa marrëveshje me Kadri Veselin. Kjo, pasi anëtarët e PDK’së mund të bëjnë sabotazhe pa.menduar dy herë.

Çka nëse ditën që nis çkapja nga PDK pësojnë dëme termocentralet të pariparueshme për vite me radhë?

Krejt Kosova do të mbeste në terr. Qytetarët do tê harronin brenda tri ditësh kush e bëri e do të kerkonin rrymë. Qeveria Kurti s’do të mund ta ofronte.

Qindra obstrukcione tjera mund të bëhen, pasi stafi i PDK’së nuk frikësohen.

Me PDK’në çkapjen e shtetit mund ta bëjë pa asnjë problem. Mjafton një marrëveshje me Kadri Veselin. Mu d ta luftohej eshe korrupcioni, pasi ishte eshe vet moto e PDK’së.

Eksponentët kryesorë Kurti s’do të kishte nevojë as ti burgoste, pasi ata kanë punë me Gjykatën Speciale, ku do të shkojnë me rëndë thaujse secili. Eshe fondet që ia kanë vjedhë shtetit do ti harxhojnë aty.

Madje, eshe Hashim Thaçin mund ta rehatojnë shumë më lehtë përmes Kadri Veselit se sa përmes Isa Mustafës, që shihet haptazi që është nën thundrën e tij.

As në dialog me Serbinë, Kurti s’do të mund ta shtyjë asnjë marrëveshje me LDK’në, pasi kjo parti ska guxim. Me PDK’në mund ta shtyjë secilën marrëveshje.

Populli do tia falë bashkëpunimin me PDK’në Kurtit nëse qeveris sulsesshëm, madje do ta shoërblejë me vota. Do ta ndëshkojë fort po qeverisi keq me LDK’në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit