Lutfi Haziri i LDK-së po i hedh poshtë zërat që ka probleme në krijimin e koalicionit mes partisë së tij dhe VV-së.
Në Facebook ai shkroi se duhet të kemi durim meqë sipas tij ata po ndërtojnë një koalicion në mirëbesim dhe në mënyrë që të mos ketë “Bomba të kurdisura”.
- Advertisement -
Ky është postimi i tij i plotë:
“Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së. Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim. Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, por me qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura’”.