-1.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Gjuriq reagon pas dënimit të ish-ministrit që quajti ‘trillim’ masakrën e Reçakut

Rekomandime

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq ka reaguar pas vendimit për dënimin me dy vjet burgim të ish-ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.

Sipas tij, gjyqësori i Prishtinës zyrtarisht ka pezulluar të gjitha të drejtat e popullit serb në Kosovë për lirinë e mendimit dhe të fjalës.

- Advertisement -

“Ne jemi të gjithë Ivan Todosijeviqa,” tha Gjuriq në një deklaratë me shkrim dërguar mediave.

Ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Ivan Todosijeviq u shpall fajtor për deklaratat që i kishte bërë në lidhje me shqiptarët dhe masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë, ai akuzohej për veprën penale “nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit