1.2 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Hoti thotë se LDK është e përkushtuar për koalicionin me Vetëvendosjen

Rekomandime

Ndonëse të dy partitë, VV e LDK tashmë kanë deklaruar se janë dekoruar për programin qeverisës, në momentin kur lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa i filluan negociatat për ndarjen e pozitave udhëheqëse, bisedimet u ndërprenë për të vazhduar gjatë javës. Por pati edhe polemika nga VV e LDK për mospajtimet e mundshme rreth programit qeverisës, saktësisht ndarjes së ministrive. Megjitëkëtë, nga LDK po deklarojnë se janë të gatshëm dhe të përkushtuar për koalicionin me Vetëvendosjen.

- Advertisement -

Kështu po shprehet deputeti i zgjedhur nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti deklaroi se gjatë ditës së sotme ka mbledhur Grupin Parlamentar të LDK’së, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit. Ai deklaroi se në përputhje me Kushtetutën, partia të cilës ai i takon, po mundohet që të krijojë një Qeveri stabile.

“Sot mblodhëm Grupin Parlamentar të LDK-së. Diskutuam për zhvillimet e fundit. LDK mbetet e përkushtuar për të krijuar vetëm institucione stabile, në përputhje me kushtetutën, të cilat do të realizojnë programin qeverisës të dakorduar”, ka deklaruar Hoti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit