8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Dardan Sejdiu tërhiqet përfundimisht nga politika, kjo është puna e re

Rekomandime

Pas dështimit në zgjedhjet e fundit parlamentare disa nga ish-deputetët e PSD-së janë tërhequr nga politika, së fundi edhe Dardan Sejdiu ka bërë shkëputje përfundimtare nga kjo fushë dhe ka filluar punën si konsulent menaxhimi në biznes.

Ish-deputeti i VV’së, pastaj i PDS’së ka ndryshuar statusin e punës në rrjetin social Linkedin, ku nga tash nuk do të jetë politikan po do t’i kthehet asaj që ka studiuar, ekonominë, si konsullent menaxhimi në ‘IEDC – Bled School of Management’.

Kujtojmë, që Dardan Sejdiu ishte poashtu anëtarë i partisë Fryma e Re e cila në zgjedhjet e 2010 nuk e kaloi pragun elektoral. Në mars 2011 kjo parti u shkri duke krijuar Vetëvendosjen, duke qenë në mesin e tyre Dardan Sejdiu dhe Shpend Ahmeti.

- Advertisement -

Sejdiu u zgjedh si anëtar i këshillit të Prishtinës por dha dorëheqje duke u bërë deputet. Në vitin 2014, ai u zgjodh si anëtar i Kuvendit të Kosovës, duke u bërë kandidati më i votuar i Vetëvendosjes.

Image
Ai dha dorëheqje nga posti i deputetit duke u bërë zëvendëskryetar i Komunës së Prishtinës, shkruan Gazeta Metro.


Ndërsa, në zgjedhjet e fundit të 6 tetorit, Dardan Sejdiu nuk arriti ta kalojë pragun për t’u bërë pjesë e Kuvendin të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Sejdiu ka qenë kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialdemokrate. Por jo veç ai, por jashtë Parlamentit ka mbetur e gjithë partia e tij, pasi asnjë deputet i kësaj partie nuk ka arritur të bëhet deputet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit