Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe nënkryetar i kësaj partie, Memli Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratave të Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Krasniqi nëpërmjet një postimi në Tëitter është shprehur se nuk mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, pasi ky shtet drejtohet nga një i çmendur që mohon masakrat që janë kryer kundër civilëve.
Krasniqi gjithashtu është shprehur se është turp për të gjithë zyrtarët e BE-së që nuk reaguan ndaj këtyre ofendimeve të tmerrshme.
“Si mund të flasim për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, kur ai vend drejtohet nga një i çmendur, i cili mohon qartë genocidin dhe masakrat kundër civilëve, të cilat janë kryer haptas në Kosovë?! Gjithashtu, turp për të gjithë zyrtarët e BE për mosreagimin ndaj këtyre ofendimeve të tmerrshme”, ka shkruar Krasniqi.