Vetëvendosje del me qëndrim pas takimit Kurti-Mustafa, tregon çka u morën vesh

0
94
Albin Kurti, Isa Mustafa

Ka përfunduar takimi ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës pa marrëveshje për koalicion bashkëqeverisës.

Menjëherë pas takimit me qëndrim ka dalë  LDK-ja  poashtu edhe Lëvizja Vetëvendosje.

VV-ja njofton se Mustafa dhe Kurti do t’i shpeshtojnë takimet deri në arritjen e marrëveshjes.

“Kryetari Kurti u takua sot në Kuvendin e Kosovës me kryetarin Isa Mustafa. Ata do t’i vazhdojnë dhe intensifikojnë takimet pothuajse për çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

Se takimet mes krerëve të LDK-së dhe VV-së do të intensifikohen e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa.

“Të dy liderët, z.Mustafa dhe z.Kurti janë pajtuar që t’i intensifikojnë takimet ditëve në vijim deri në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje ndërmjet dy partive tona”, ka thënë Besian Mustafa pas takimit.

Siç bëjnë të ditur këto parti se Kurti dhe Mustafa tani do të takohen pothuajse çdo ditë deri në arritjen e marrëveshjes