23.6 C
Pristina
Friday, April 12, 2024

Vulin: Xhandarmëria jonë e gatshme të ndërhyjë në Kosovë me urdhër të Vucic

Rekomandime

Ministri i punëve të brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, siç bën zakonisht edhe këtë herë me ofendime e kërcënime shfaqi fashizmin e tij duke mos hequr dorë nga ‘bota serbe’ e shtoi se janë të gatshëm të ndërhyjnë në Kosovë në rast të edhe një eskalimi në Veri.

Sipas tij e gjithë bota do të turret përsëri t’i bëjë presion Serbisë ta pranoj Kosovën, të heqë dorë nga miqësia me Rusinë e Kinën dhe të lejojë revidimin e Marrëveshjen e Dayton.

- Advertisement -

“Nga ne do të kërkohet, sikur gjithë këto vite, të pranojmë Kosovën dhe të ndalojmë që në çfarëdo mënyre, me arsyetimin e mos ndërhyrjes në çështje të brendshme, të përfaqësojmë interesat e komunitetit serb pa marrë parasysh se ku jetojnë ata” iu ankua ai agjencisë serbe të lajmeve Tanjug.
Në vazhdim Vulin shtoi me një dozë të shtuar histerie se presioni ndaj Serbisë do të vazhdojë edhe për shkak se janë në vit zgjedhor, e fuqitë e mëdha, gjithmonë tentojnë të nxisin destablizimin e Serbisë. Por Serbia ka shpëtimtarin sipas Vulin, shefin e tij presidentin serb Vucic.

“Synimi i secilës ndërhyrje të bashkësisë ndërkombëtare në jetën tonë politike dhe në zgjedhje është rrëzimi i Aleksandar Vucic, së paku dobësimi i tij”. Por ka shpresë ende sipas Vulin pasi Vucic ka dëshmuar që është në gjendje të përballojë presionin dhe e kujtoi si Vucic nuk dëshiroi të vendosë sanksione Rusisë “me çmim të mbijetesës politike”.

Pastaj i renditi si shembull krizën energjetike në Europë dhe mençurinë e Vucic që nuk i vendosi sanksionet Rusisë por siguroi gazin me çmim të volitshëm që askush nuk e ka, e kjo përkundër siç i vlerësoi kërcënimet e europianëve dhe amerikanëve.

- Advertisement -

Për të situata në rajon është shqetësuese ee posaçërisht e shqetëson ‘inercia dhe heshtja e bashkësisë ndërkombëtare që sipas tij nuk dëshiron paqe dhe stabilitet në Ballkan dhe lejon që të vazhdojë të destabilizimi me tentimin e krijimit të Shqipërisë së Madhe dhe tentimin të përjashtimit të Republika Srpska.

Vulin shpjegoi mendimin e tij për gjendjen e sigurisë dhe vlerësimin e autoriteteve serbe për situatën në ‘mjediset e Kosovë e Metohisë’ dhe çfarë mund të bëjë policia në ‘krahinën jugore’. Ai kujtoi se në përputhje me rezolutën 1244 policia serbe nuk gjendet fizikisht në por gjithsesi kujdeset për sigurinë e Serbëve që jetojnë në atë hapësirë.
Ai shtoi se ministria që i prin është pikërisht një prej autoriteteve me komunikimin më të madh me serbët në Kosovë dhe kujtoi se drejtoritë policore nga ‘Kosova dhe Metohija’ janë të zhvendosura në Serbinë qendrore.

- Advertisement -

“Ne përfshijmë në siguri edhe trevën e Kosovës e Metohisë dhe kujdesemi për ndodhitë atje. Gjithmonë jemi të gatshëm të ndihmojmë sikur atëherë kur Kurti nxori njësitet speciale në veri të Kosovës e Metohisë dhe asokohe Xhandarmëria jonë ishte në gatishmëri të reagojë me urdhër të presidentit Vucic. Jemi të informuar për planet e Kurtit dhe njoftimet e veprimeve të ndryshme që rëndom kanë synim vetëm shqetësimin e banorëve serbë” tha Vulin.

Vulin që bashkë me Vucic janë në mes të skandaleve të lidhjeve me krimin e organizuar serb gjeti të tall qeverinë e Kosovës për nismën e tyre të luftimit të krimit që sipas tij është hipokrizi. Theksoi rastin e arrestimeve të fundit në Shtërpce. Shto edhe termin fyes për shqiptarët që e përdorin në Serbi, edhe ai zakonisht. “Siptari”.

“E vetmja gjë që bëjnë është të arrestojnë ndonjë serb siç bënë në Shtërpce, nën akuzën për korrupsion. E me kë qenkan korruptuar ata, a kishte ndonjë siptar në atë korrupsion apo vetëm serbët mes vete i bënin këto? Kur e arrestuan ndonjë siptar në Kosovë për korrupsion? Më shumë i kanë arrestuar në Zvicër, Gjermani e tani ne na flasin për luftën kundër krimit” tha Vulin.
Lidhjet me krimin e organizuar sollën edhe sanksionimin e disa shtetasve serb dhe kosovarë me etni serbe nga Departamenti i Shtetit Amerikan në fund të vitit të kaluar. Të gjithë të lidhur me partinë serbe në Kosovë, Lista Serbe, e ditur që është një shërbëtore e interesave të pushtetit në Beograd.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit