4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

KFOR’i sjell ushtarë shtesë në Kosovë: Situata është përkeqësuar

Rekomandime

Shteti zviceran ka vendosur që të rikthejë kapacitetet e plota ushtarake në kuadër të KFOR-it edhe pse ky shtet s’është pjesë e NATO’s, pasi sipas tyre situata politike dhe e sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë është përkeqësuar së fundi.

- Advertisement -

Në komunikatën e lëshuar nga Këshilli Federal zviceran thuhet se një përkeqësim i tillë i situatës ka detyruar edhe NATO-n që të braktis planin për zvogëlimin e trupave të KFOR-it në Kosovë.

Por, a ka hapësirë për shqetësim për ndonjë konflikte të mundshme meqë Zvicra, ka vendosur të rris numrin e ushtarëve Kosovë dhe a e ka braktisur në të vërtetë NATO planin për zvogëlimin e trupave të KFOR-it për shkak të situatës së sigurisë?

Lidhur më këtë çështje Gazeta Express ka dërguar pyetje drejt Brukselit, në selinë a aleancës veriatlanatike.  Një zyrtar i NATO-së i ka thënë gazetës se misioni i tyre në Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë mbetet i pandryshueshëm në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit.

- Advertisement -

“Ne i jemi falënderuar Zvicrës për përkushtimin e gjatë ndaj KFOR-it. Misioni ynë i KFOR-it ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor 20 vjetët e fundit. Këtë vit bëhen 20 vjet që nga krijimi i misionit të KFOR-it. Misioni ynë mbetet i pandryshueshëm, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara”, ka thënë ky zyrtar i NATO-s.

Siç ka potencuar ky zyrtar, NATO dhe KFOR-i në Kosovë janë për të ofruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

- Advertisement -

“Ne jemi atje për të mbajtur një ambient të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, dhe kjo është ajo çfarë jemi duke bërë”, thuhet në përgjigje.

Në fund të përgjigjes thuhet se gjithashtu NATO mbështet rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi pasi sipas tyre dialogu është e vetmja mënyrë për gjetjen e një zgjidhje politike afatgjate për rajonin.

“NATO gjithashtu mbështet rinisjen e dialogut Beograd-Prishtinë të drejtuar nga Bashkimi Evropian, si zgjidhjen e vetme politike e qëndrueshme në rajon”, përfundon përgjigja për Gazetën Express.

Shteti zviceran ka paralajmëruar që deri në vitin 2021 të rikthehet në Kosovë me kapacitete të plota ushtarake me 195 ushtarë, aq sa kishte pasur në fillim.

Në komunikatën që ishte lëshuar në fundin e nëntorit nga Këshilli Federal i Zvicrës thuhej se mundësitë për ndonjë konflikt të mundshëm janë të vogla, megjithatë sipas tyre situata politike dhe e sigurisë kërkon praninë e KFOR-it./GazetaExpress

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit