4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Agim Veliu i përgjigjet Osmanit: Ajo i jep tjetërkujt llogari, unë s’humba kurrë zgjedhje

Rekomandime

Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu ka thënë se nuk i ka kërkuar Vjosa Osmanit llogari personale. Ka thënë se kandidatja e djeshme për Kryeministre i jep llogari tjetërkujt.

“E di që ajo i jep llogari tjetërkujt. Por, unë nuk i kam kërkuar të më japë llogari mua”, ka thënë Veliu në një përgjigje për Express.

- Advertisement -

Ky reagim i Veliut erdhi pasi Vjosa Osmani tha se nuk i jep llogari Kryetarit të Podujevës.

“Për më tepër, z.Veliu le të harrojë që atij i jap sqarime. Raporti im është me votuesit, të cilët presin nga ne të jetësojmë vullnetin qytetar të 6 tetorit për ndryshim”, tha sot në mëngjes Vjosa Osmani, duke iu kundërpërgjigjur kolegut partiak.

Sidoqoftë, Nënkryetari i LDK’së ka thënë se Vjosa Osmani mund të bëjë foto me kënd të dojë, por nuk mund të thotë se gjithçka është rastësi.

- Advertisement -

“Ajo mund të fotografohet me kë të dojë e kur të dojë. Qoftë rastësisht, qoftë me qëllim. Por, edhe një herë po e theksoj se çdo gjë që përsëritet është raport, jo rastësi pastaj”, ka thënë Veliu, për Express.

Zyrtari i lartë i LDK’së ka shkuar edhe më tej, duke thënë se s’i ka humbur asnjë palë zgjedhje lokale e nacionale në komunën që e udhëheq prej vitesh.

- Advertisement -

“Unë i jap llogari LDK’së edhe tani si gjithmonë, sikur në të gjitha proceset zgjedhore, që nuk i kam humbur asnjëherë, as ato lokale dhe as ato nacionale”, ka shtuar ai.

Vjosa Osmani ishte takuar të premten në Parlament më Albin Kurtin posa ishin regjistruar si deputetë të rinj. Ky takim ka ndodhur pasi të enjten mbrëma, Albin Kurti dha një intervistë, ku e përqeshi Shefin e LDK’së dhe kërkesat e tij për të marrë pozitën e Presidentit dhe Ministrit të Punëve të Brendshme për Partinë.

Agim Veliu një ditë më vonë tha se takimi i Vjosa Osmanit me Albin Kurtit ishte bërë qëllimisht për t’ia shtuar presionin LDK’së për koalicion me Vetëvendosjen.

E gjithë përplasja Veliu-Osmani i ka rrënjët te një publikim nga koha e fushatës zgjedhore. Në atë komunikim, Vjosa Osmani e quante Agim Veliun analfabet dhe e akuzonte se ka marrë diplomë brenda natës.

As Vjosa Osmani dhe as Agim Veliu s’kanë folur për këto akuza, por janë përplasur për temën e koalicionit me Vetëvendosjen.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit