10.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Pas kërkim faljes së Thaçit dhe deklaratës së Rexhep Selimit, reagojnë Gecët, ky është mesazhi i tyre

Rekomandime

Propaganda përmes rrjeteve sociale po vazhdon ndaj shtatë vëllezërve Geci nga Llausha.

- Advertisement -

Nebihu ka raguar ndaj kësaj propagande, e cila është fokusuar ndaj tij dhe Ganiut, por edhe ndaj vëllezërve të tjerë të familjes Geci nga Llausha.

Geci përmes një postimi në Facebook, thotë se pas kërkim faljes së Hashim Thaçit për Komunikatën numër 59 e lëshuar në kohë luftë ndaj Gani Gecit, por edhe pas deklaratës publike të Rexhep Selimit, i cili shprehet se nëse nuk e ka shkruar atë Komunikatë Hashim Thaçi jetën ia ka borxh Ganiut, prap kanë filluar propagandat ndaj tyre.

Lexojeni postimin e plotë:

- Advertisement -

Pas kerkim faljes se Hashim Thaqit per komunikaten nr:59 dhe pas deklarimit publik te Rexhep Selimit, ku jep argumente publike se kjo komunikat u shkrua nga dora e vet Hashim Thaqit, dhe ku thot i’a kam jeten borxh Gani Gecit nese kumunikaten nr 59 nuk e ka shkruar Hashim Thaqi.

Tani kane filluar propagandat tjera pikerisht kunder meje dhe Ganiut, dhe vellezerve tane ne te njejten forme sikur ne vitin 1998-99, kohen ku u shkrua komunikata 59 duke na etiketuar me propoganda te rrejshme, te felliqura, te turpshme e çnjerezore familjen tone, sikur ne kohen e luftes dhe pas luftes, deri sa edhe e kryen atentatin kunder vellaut tone si dhe shokeve tane.

- Advertisement -

I bejme me dije Penat e banhofeve dhe argateve te tyre qe asnjehere nuk do te ndalemi, deri sa te zbardhet çdo gje qe u kurdis kunder nesh dhe familjes tone, per interesat e juaja dhe çarqeve te juaja te profiterve te llojit tuaj.

Kot mundoheni me shit sapun per djath, se jemi ne vitin 2020, nuk shiten me ato propagandat e analfabeteve duke u munduar per te krijuar mjegull dhe fobi, mbi popullin tone per epshet e juaja per ta uzurpuar dhe per ta kindapuar shtetin dhe taksapaguesit tone.

Ju partizanet stalinist jeni te frymezuar nga udb, dhe filmat “para partizan” dhe njiheni per etiketime dhe parapregatitje te vrasjeve te njerezve me eminent te kombit tone.

81 mandatar e kane firmosur gjykimin tuaj per vrasjet e pasluftes, e shefi juaj ishte inciatori i formimit te saj.

Ne si familje, baloshit kashte nuk i qesim per askend mbi kete toke, e aq me pak per ju.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit