Deputetja e zgjedhur e VV’së, Albulena Haxhiu, ka thënë me anë të një postimi ka dalë kategorikisht kundër kërkesave të LDK’së që derivuan nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të kësaj të fundit.
Pas mbledhjes së Këshillit, Kryetari i LDK’së doli më herët në konferencë ku kërkoi që pjesë e marrëveshjes me VV’në të jenë të gjitha postet shtetërore.
E Haxhiu e VV’së është deklaruar kundër këtij qëndrimi.
“Mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm e përdorën për ta betonuar apetitin e tyre”, ka thënë Haxhiu.
Tutje ajo ka përmendur kërkesat që i ka LDK ndaj VV’së për formimin e qeverisë.
“Përveç që i duan zv.KM e parë, 5 ministri dhe gjysmën e programit, LDK e don edhe kryeparlamentarin edhe presidentin”, ka shtuar ajo.
“Pra, e duan gjysmën e qeverisë dhe gjithçka tjetër! Jo falemnderit”
LDK dhe VV janë në bisedime për koalicion qeverisës që prej se u mbajtën zgjedhjet në vendin tonë. VV, si fituese e zgjedhjeve, me takime të grupeve punuese përafruan programin qeverisës me LDK’në.
Problemet dolën pasi që filluan ndarjet e posteve, ku LDK kërkoi propozimin për postin e presidentit më 2021, ndërsa VV nuk ka pranuar duke kërkuar që marrëveshja për propozim të jetë konsensuale.