4.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

“Serbja e Trumpit” kthehet në Beograd pas 30 vitesh, ishte larguar me 500 dollarë në xhep, ka një mesazh nga Amerika

Rekomandime

Jelena McWilliams, me prejardhje nga Serbia e cila mban një pozitë të rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë, në mediat serbe njihet edhe si “Serbja e Trumpit”.

Presidenti Trump e ka emëruar atë në krye të Korporatës Federale të Sigurimit të Depozitave (FDIC), e cila ruan stabilitetin financiar të ekonomisë më të madhe në botë.

McWilliamc pas gati 30 vitesh ka shkelur sërish në vendin e saj të lindjes, në Beograd ku ishte larguar në vitin 1991, shkruan Reporteri.net. Ajo rrëfen se nga Serbia u largua me 500 dollarë dhe se arriti të ndërtojë gjithçka nga fillimi.

- Advertisement -

Presidentja e Korporatës Federale të Sigurimeve të Depozitave të SHBA (FDIC), Jelena McWilliams, thekson se është e nevojshme që Serbia të zhvillohet pavarësisht nëse arrin të bëhet pjesë e BE-së apo jo.

“Si përfaqësuese e SHBA-së dhe me origjinë nga Serbia, unë dëshiroj që këtu të shoh progres dhe që vendi im të zhvillohet. Kjo është arsyeja pse ju duhet të kryeni reforma për hir të vetes. Dhe, pavarësisht nëse BE dëshiron diçka apo jo, kjo për ju duhet të jetë e parëndësishme”, tha McWilliams për gazetën serbe Novosti.

- Advertisement -

McWilliams deklaron se FDIC, të cilën ajo e drejton, siguron depozita në 5.400 banka shtetërore dhe kombëtare dhe banka të kursimeve deri në 250,000 dollarë për qytetar për çdo bankë dhe aktualisht ka 13 trilion dollarë në depozita.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit