9.9 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Çmimet marramendëse të hoteleve në Tiranë për finalen e Conference League

Rekomandime

“Finalja e Conference League mes Romës dhe Feynord që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 maj ka “çmendur” çmimet e hoteleve në kryeqytet.

Por, nga kjo situatë po përfitojnë edhe vetë qytetarët që po nxitojnë të hedhin me qira për tifozët apartamentet e tyre me çmime të kripura.”

- Advertisement -

Mjafton një vëzhgim në platformat më të mëdha në fushën e prenotimeve të shërbimeve turistike si Booking dhe AirBNB, ku qindra mijëra hotele dhe prona jepen me qira edhe nga Shqipëria për të parë kërcimin e beftë të çmimeve të hoteleve.

Një natë qëndrimi në hotelet në Tiranë në datën 25 maj ditën e ndeshjes sipas Booking varion nga 37 000 lekë e deri mbi 230 000 lekë, çmime stratosferike që në periudhë tjetër të vitit kushtojnë për të njëjtat struktura shumëfish më pak se në këtë ditë. I njëjti hotel diku pranë liqenit të Tiranës që më 25 maj ka çmimin 149 mijë lekë, në një kohë normale të vitit llogarit një çmim prej 4 800 lekë për një natë qëndrimi.

Edhe në AirBNB, ku çdo individ mund të hedhë me qira apartamentin e tij, çmimet rezultojnë stratosferike. Kjo veçanërisht për njësitë që janë pozicionuar pranë stadiumit Air Albania ku do të luhet ndeshja, pasi nga vëzhgimi, çmimi i tyre arrin edhe deri në 3 600 euro vetëm për datën 25 maj.

- Advertisement -

Pas shqetësimeve të ngritura lidhur me rritjen e menjëhershme të çmimeve nga hoteleritë apo struktura të tjera akomoduese që rezultojnë ndjeshëm më të larta se krahasuar me periudha të tjera të vitit, Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar duke vendosur tregun nën hetim.

Autoriteti u bëri thirrje ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes që të mos abuzojnë duke anuluar rezervimet e hershme për t’i rishitur ato në minutën e fundit me çmime shumëfish më të larta. Për subjektet që kapen në shkelje në fund të hetimit, pra kanë rritur çmimin në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar Autoriteti paralajmëroi ndëshkimin e tyre me gjoba deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit