11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Hatërmbetje mes bilbilave të Mushtishtit

Rekomandime

Shkurte Fejza, Shyhrete Behluli e Motrat Mustafa për vite të tëra ishin ndër këngëtaret më me ndikim në skenën shqiptare. Me tekstet e tyre të veçanta dhe me interpretimet e bukura dhuronin shumë emocion te publiku. Kështu me kalimin e viteve krijuan identitetin e tyre, atë të bilbilave të Mushtishtit.

- Advertisement -

Ndonëse dikur ia thonin këngës bashkë e ishin të pandashme, duket se ato nuk ia ditën pikat e dobëta njëra-tjetrës, çka edhe solli prishje të raporteve mes tyre. Fillimisht ishin Shyhretja dhe Shkurta ato të cilat u distancuan nga njëra-tjetra dhe i gjithë fokusi i mediave rozë ishte te dyshja e pandashme e skenës.

Në vitin 2014 ishte raportuar për prishje të raporteve mes tyre, e 40-vjetori i karrierës së Shkurte Fejzës u bë mollë sherri mes tyre. Meqë faji s’mbetet jetim, Shyhretja në disa intervista e konfirmoi në një farë forme se prishja e raporteve mes tyre kishte ardhur në 40-vjetorin e karrierës së Shkurtes, në të cilën ajo pohoi se ishte e pranishme, por që nuk pranoi ndonjë falënderim publik nga Shkurta për tërë këto vite bashkëpunim, shkruan rtv21.

“Është e vërtetë që në 40-vjetorin e karrierës të Shkurtes unë kam qenë e pranishme, kam qenë si publik, si të gjithë të tjerët. Por nuk është përmendur emri im, është shumë e vërtetë, edhe pse kemi pasur një karrierë thuja 30 e më tepër vjet. Ndoshta kjo ishte arsyeja”, u shpreh ajo.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Shkurte Fejza asnjëherë nuk kishte pranuar të tregonte arsyet që çuan në prishjen e raporteve mes tyre. Megjithëse pohoi se Shyhretja ishte ajo që u distancua pa ndonjë shpjegim të arsyeshëm.

“Nuk do të dëshiroja të flas për këtë çështje. Unë kursehem nga këto gjëra në maksimum, sepse edhe si natyrë jam e tillë. Punoj dhe i shikoj punët dhe preokupimet e mia dhe të familjes dhe besoni mjaft po më dalin. Shpesh po më thonë edhe shoqet pak po del në qytet për kafe dhe vetëm ti po na mungon. Dhe e dyta nuk dëshiroj të flas për këto çështje, sepse dua të jem e kujdesshme që në asnjë mënyrë mos t’i rëndoj adhuruesit e mi e sidomos ata të Shyhretes, poashtu edhe ata që i kemi të përbashkët. Unë dhe Shyhrete Behluli jemi nga i njëjti fshat dhe kemi kënduar një kohë të gjatë bashkë, sepse jemi të një gjenerate. Poashtu ajo është kushërirë e Hajrushit. Kjo është ajo që na ka lidhur ne të dyjave.

- Advertisement -

Por të gjithë ata që na njohin nga afër e din se ne si njerëz, kemi karaktere krejt të ndryshme. Kështu që është mirë që kemi bashkëpunuar dhe jemi shoqëruar një kohë të gjatë. Katër vitet e fundit pa ndonjë shpjegim të arsyeshëm, ajo është larguar dhe mua nuk më ka mbetur hatri dhe e kam pranuar një gjë të tillë si një çështje krejt normale. Kur ka pas nevojë ajo për mbështetjen time, nuk jam kursyer asnjëherë. Tani ajo vazhdon rrugën e saj dhe unë timen pa patur nevojë që të merremi me njëra-tjetrën.”, kishte deklaruar ajo në një intervistë.

Kurse vajza e saj, Gresa Behluli vite më parë kishte deklaruar se pasi e ëma e saj kishte pranuar çmimin “Mjeshtër i madh” nga ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani asokohe, pastaj edhe një çmim nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, qasja e kolegëve ndaj saj kishte ndryshuar.

Në një farë mënyre, kishte treguar se kjo edhe mund të ketë qenë arsyeja pse u distancua Shyhretja. Kishte thënë edhe se Shyhrete Behluli nuk ishte e pranishme në shënimin e 40-vjetorit të karrierës së Shkurte Fejzës, e as nuk kishte pranuar që të këndonte në koncertin e saj në vitin 2014.

Ndërsa, top skandali i këtij viti ishte prishja e raporteve mes Shyhretes dhe Motrave Mustafa. E mollë sherri ishte bërë një këngë për nënën, për të cilën Motrat Mustafa në një emision kishin deklaruar se Shyhretja e ka huazuar idenë e këngës, e kjo e fundit ka thënë se ato kanë shpifur. “Me njëfarë forme mund të them se ato kanë shpif për mua në këtë rast, me njollos emrin tem, me njollos karrierën time, që është shumë e dhimbshme, është shumë e ulët, kush nga një kolege shoqe”, ka deklaruar ajo.

Madje, këngëtarja ka deklaruar se ajo ka vite karrierë, aq sa ka vite Sahidja dhe ka deklaruar se në një farë forme ato po e përdorin emrin e këngëtares për t’i bërë publicitet këngës, duke thënë se ajo është thjeshtë këngë komerciale, e jo personale.

Po ashtu, Shyhrete Behluli ka deklaruar se përderisa Sahidja e ka akuzuar publikisht, do të duhej t’i kërkonte falje publikisht, e vetëm në këtë rast do të vazhdonte miqësia mes tyre.

Pas deklaratave të saj, ka reaguar Sahidja e motrave Mustafa, e cila në një postim në Instagram ka thënë se Shyhrete Behluli ka zgjedhur gjithçka në favor të vetin dhe se faji mbetet jetim.

Në këtë shkrim, Sahidja ka folur edhe për raportin e Shyhretes me Shkurten, duke thënë se tash po e kupton Shkurten se pse ka zgjedhur heshtjen.

“Sa me kenaqesi e tregon nje histori qe e din me mire Shyretja se te gjith ne,nje realitet qe po i dhemb shume. Nje rrug i mbetet, ose me dal me then tverteten qe e pat shume te veshtire, zgjodhi gjithqka ne favor te vetin, sepse askush nuk e pranon fajin. Nje gje me befasoi shume, a i kerkoi falje Shkurte Fejzes qe kjo eshte fajtore. Ata qe shpifin se kan problem me te bo edhe shpifse se e verteta dhemb po eshte e vertete . Tani po e kuptoj Shkurten pse zgjodhi heshtjen, se me njerz te tille me e mire heshtja.”, ka deklaruar ndër tjerash ajo.

Po ashtu, ajo ka akuzuar Shyhreten se nuk e ka thënë të vërtetën.

“Shyretja e kuptoj realitetin dhe kjo e paska vra shume, per kete aryse doli me nje deklarat jo modeste,jo njerzore,edhe shume zhgenjyese. Un e tregova ni gje te vertete sepse nuk di ndryshe. Nuk ka me mire ne kete jete se me pas ndergjegjjen e qet. Sinqeriteti eshte gjeja me çmuar e imja dhe e familjes time andaj kto gjera kalojn e ju meritoni veq keng te mira te zemres..Me urrejtjen qe ajo foli flasin vetem ata qe kan urrejtje mbrenda vetes . As edhe nje gje nuk e tha te vertet ,po jam shume e qet kur e di qe edhe ajo e din cila eshte e verteta. Tha me kerku falje, un smundem me thon me na kerku falje ajo ,se ne jemi shume te reja kunder moshes te saj. Vetem respekt per moshen qe e ka… E ju miq, e ndajta me ju ket shkrim si e ndajta shume muaj me par kete tem te kesaj kenge qe u prit fal jush shume mire dhe ju falemderojme pa fund.”, ka shkruar ajo. Bilbilat e skenës e kanë bagazhin e pasur artistik. Si ndaras apo edhe bashkë, sukseset janë të shumta për to. Edhe pse nuk pritet ndonjë bashkëpunim mes tyre në të ardhmen e afërt, gjithë ato këngë të bukura që i kanë bashkë mund t’i gjeni të ruajtura në arkiva.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit