7.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Fondet për tërmetin, Elvis Naçi: S’pranoj donacion nga serbët, më kujtohet gjaku i kosovarëve

Rekomandime

Elvis Naçi ka bërë një rrëfim në minutat e para të emisionit të sotëm “Shqiptarët për shqiptarët” në News24. Ai tha se ka refuzuar dy donacione nga shtetas serbë.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për një donacion para tërmetit për fondacionin “Firdeus” në shumën e 100 mijë eurove dhe një tjetër pas tërmetit, sërish nga një shtetas serb në shumë 5 mijë euro.

“Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para tërmetit të 26 nëntorit nga një shtetas serb.

Pas tërmetit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb. Unë nuk paragjykoj asnjë por sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve në Kosovë nuk mund ta bëj. Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serbë”, tha Elvis Naçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit