Kuvendi i Malit të Zi, me 41 vota pro, miratoi projekt-Ligjin për Simbolet Kombëtare, të hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave,në MZ, Mehmed Zenka.
Megjithatë, duhet cekur se përdorimi i simboleve kombëtare garantohej edhe me Ligjin i cili deri me tani ishte aktual për simbole kombëtare dhe gjithashtu edhe me Kushtetutë, por që përdorimi i flamurit shqiptar është sanksionuar përmes Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike.
Vitin e kaluar deputeti i koalicionit “Shqiptarët të Vendosur”, Genci Nimanbegu kishte paraqitur projekt-ligjin për ndryshimin e Ligjit për Rendin dhe Qetësinë Publike, por nuk kishte fituar shumicën e duhur.
Malesia.Org