11.6 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Profilet e shkurtëra të ministrave që i përzgjodhi Albin Kurti

Rekomandime

Me propozimet e bëra sot, Albin Kurti e ka përmbushur numrin e propozimeve që i takojnë Vetëvendosjes, në rast se këta të fundit arrijnë që të bëjnë marrëveshje koalicioni për të formuar qeverinë së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Fillimisht, për pozitën e krye parlamentarit është propozuar Glauk Konjufca, e pas tij, nënkryetare e parë, Arbërie Nagavci. Të dy këta kanë arritur që t’i marrin votat e nevojshme për këto pozita.

Pak ditë më vonë, LV ka dalë me propozime për emrat që do të përbëjnë kabinetin qeveritar, ani pse me partinë e Isa Mustafës ende nuk kanë arritur marrëveshje.

- Advertisement -

Rrjedhimisht, në pesë dikastere ministrore që i takojnë, Kurti ka zgjedhur që dy gra t’i marrin këto pozita, ndërsa, si zëvendëskryeministër i dytë është propozuar Haki Abazi.

Abazi është antarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje me 20 gusht të vitit që lam pas, derisa, më vonë kishte qenë edhe pjesë e listës për deputet të kësaj partie, ku kishte arritur që t’i siguronte votat e mjaftueshme.

Për të udhëhequr Ministrinë e Drejtësisë, Kurti ka zgjedhur Albulena Haxhiun, deputeten më të votuar nga zgjedhjet e gjashtë tetorit. Haxhiu ka qenë deputete për tre mandate, derisa, tani është bërë e ditur se do të emërohet në krye të MD-së. Në legjislaturën e fundit ajo ka udhëhequr Komisionin për Legjislacion.

- Advertisement -

Si ministër të Punëve të Jashtme, Kurti e ka propozuar Blerim Rekën. Reka, politikan nga Maqedonia e veriut, kishte qenë kandidat për president të Maqedonisë së Veriut në zgjedhjet e fundit.

Për Ministër të Financave dhe Transfereve nga LV kanë propozuar Besnik Bislimin, i cili është nënkryetar i parë i Lëvizjes Vetëvendosje.

Emrat e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje
Ndërkaq, befasi e kësaj liste ka qenë emri i propozuar për ministre të Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdarin.

- Advertisement -

Hajdari ka studiuar në Suedi, ndërsa është pronare e një kompanie të quajtur “R&V Consulting”, e cila merret me këshillimin e bizneseve.

Përveç këtij biznesi, Rozeta Hajdari punon si koordinatore për Arsim të Lartë në organizatën joqeveritare që vepron në Kosovë, “Austrian Development Agency”.

Emri tjetër që ka propozuar Kurti është Arben Vitia. Vitia është propozuar për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit. Ai është anëtarësuar në LV në vitin 2010, derisas, kishet qenë edhe drejtor i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës.

Mënyra se si Kurti ka zgjedhur Ministrat, fillimisht është në bazë të kuotës gjinore, merr vesh Gazeta Express, për këtë arsye janë propozuar dy emra të grave në dy ministri, derisa një grua është propozuar për nënkryetare të Kuvendit.

Në anën tjetër, janë propozuar edhe dy emra që nuk janë pjesë e strukturave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ende nuk dihet se si do t’i përgjigjen kësaj oferte të re nga Lidhja Demokratike të Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit