1.4 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Ndërhyn Agim Bahtiri: Fola me anëtarë të kryesisë së LDK’së, janë pro marrëveshjes

Rekomandime

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar se në bazë të bisedave që ka pasur me anëtarë të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, shumica e tyre janë deklaruar pro arritjes së një marrëveshje mes LDK’së dhe Vetëvendosjes, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Bahtiri i ka bërë thirrje kreut të LDK’së, Isa Mustafës, që të nënshkruajë marrëveshjen sot ose nesër.

- Advertisement -

Sipas tij, nuk ka zgjidhje tjetër përveç koalicionit.

“Për hir të qytetarëve dhe shumë proceseve që na presin, Isa Mustafa bën mirë që marrëveshjen ta nënshkruaj sot ose më së largu nesër, sepse nuk ka zgjidhje tjetër përveç bërjes së koalicionit, por që kjo nuk duhet të prolongohet më shumë”, ka shkruar Bahtiri.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit