Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur rreth adresimit që ia pati bërë liderit të VV’së, Albin Kurti, duke e quajtur Mr.Bean, ku tha se kështu e ka quajtur vetëm gjatë fushatës zgjedhore.
Këto deklarata Haziri i bëri në Rubikon ku tutje tha se më nuk është koha për adresime të tilla.
“Nuk do të thotë se e kemi harru atë që na ka thënë Kurti. Por ne do të bëhmi partnerë koalicioni, duhet t’i kalojmë këto barriera.
Ne me politikanë komunikojmë gjatë fushatës zgjedhore, në momentin e përfundimit ato deklarata përfundojnë”, ka thënë ai.
Haziri në fund ka thënë se adresimi që mund t’ia bëj Kurtit një ditë mudn të jetë edhe ‘kryeministër’.
“Nuk i përdori adresimet kur nuk ka nevojë kur nuk është koha, adresim i tij mund të jetë Kryeministër”, tha ai në fund.