7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Lëvizja Vetëvendosje: Qytetarët votuan kundër të kaluarës, ne do e ndjekim këtë porosi

Rekomandime

Zëdhënësi për media i Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka ka reaguar në lidhje me raportimet e ndryshme që janë bërë në media gjatë këtyre ditëve në lidhje me marrëveshjen LDK-LVV.

Manxhuka ka theksuar se qytetarët tashmë presin që të kenë një qeveri ndryshe nga qeverisjet e kaluara dhe Lëvizja Vetëvendosje është duke e ndjekur këtë porosi.Ne jemi infrastruktura e ndryshimit prandaj dhe qytetaret shqetësohen sepse Lëvizja është e tyre shkruan Manxhuka raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Kurre s’ka pasur kaq veshtiresi e perpjekje ne formim te koalicionit, kjo eshte e vertete. Pikerisht ketu qendron fakti se po vendosen standarde te reja.Lufta per karriga nuk mund te nderlidhet me negociatat per ndarje te posteve. Perkundrazi ata qe mendojne vetem karrigen me lehtesi japin gjithcka vetem per te mbetur aty.

Qytetaret sigurisht se presin sa me shpejte te formohet qeveria, por me shume presim te nise qeverisja e re. Me shume se perseritje te 20 vjeteve te fundit ata presin nje qeveri qe ka prerje te qarte me qeverisjet e kaluara. Ata kane votuar kunder se kaluares dhe Levizja eshte duke e ndjekur kete porosi. Ne jemi infrastruktura e ndryshimit prandaj dhe qytetaret shqetesohen sepse Levizja eshte e tyre.

Por, disa qe s’jane as portale, sepse per shume prej tyre kam shume respekt, sipas te cilave deri sot 20 here eshte arritur marreveshja, e pastaj serish te njejtat 20 here duke thene se ka deshtuar marreveshja, nuk mund ta luhasin bindjen e askujt.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit