13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Dodiku feston sanksionet ndaj tij: “Një metër e fshatit nuk ndërrohet me Amerikën e madhe”

Rekomandime

Anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik së bashku me kolegë e miqë të tij të partisë në kafene i ka “festuar” sanksionet e reja të vendosura mbrëmë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj tij.

Partia e Dodikut e publikoi videon në Tëitter, ku lideri i serbëve të Bosnjës shihet teksa feston me bashkëpunëtorët e tij të afërt vetëm pak orë pasi SHBA-ja e sanksionoi.

- Advertisement -

Në festë morën pjesë edhe presidentja e Republika Srpskas, Zheljka Cvijanoviq, këshilltari i Dodikut, Radovan Kovaçeviq, etj.

Në ndejë mori pjesë edhe ish-kryetari i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija, i cili po ashtu u sanksionua dje nga SHBA-ja, e cila e futi atë në listën e zezë, duke ia ndaluar përgjithmonë hyrjen në Amerikë.

Dodik dhe bashkëpunëtorët e tij kënduan këngën “Amerika, Amerika” të këngëtarit serb, Mirosllav Iliq. Në këtë këngë të publikuar në vitin 1993, autori këndon se si nuk do ta ndërronte “një metër të fshatit” me “Amerikën e madhe”, shkruan Express.

- Advertisement -

Departamenti amerikan i Thesarit njoftoi të mërkurën për zgjerimin e sanksioneve për vepra korruptive, në të cilat është përfshirë anëtari serb i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Millorad Dodik. Siç thuhet në njofim, sanksionet janë vendosur edhe ndaj televizionit ‘Alternativa’ nga Banja Lluka, që ndërlidhet me Dodikun.

Sanksionet e reja përfshijnë bllokimin e aseteve dhe llogarive bankare.

- Advertisement -

“Si rezultat i aksionit të sotëm, të gjitha pronat dhe interesat në pronë të të sanksionuarve të listuar më sipër që ndodhen në SHBA ose apo kontrollohen nga një shtetas amerikan janë bllokuar dhe duhet të raportohen në OFAC (Zyra e Departamentit amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja)”, thuhet në njoftimin e Departamentit amerikan të Thesarit.

Gjithashtu u theksua se sanksionet përfshijnë lloje të tjera ndalimesh.

“Të gjitha transaksionet e kryera nga qytetarët e SHBA-së, ose brenda Shteteve të Bashkuara (ose në tranzit përmes Shteteve të Bashkuara) që përfshijnë çdo pronë ose të drejtë pronësie të personave të listuar ose të sanksionuar ndryshe janë përgjithësisht të ndaluara, përveç rastit kur OFAC ka lëshuar një leje ose përjashtim të përgjithshëm ose specifik. Ndalimet zbatohen për kontributin ose dhënien e fondeve, mallrave ose shërbimeve nga, për ose në dobi të çdo personi të sanksionuar, ose marrjen e ndonjë kontributi ose fondi, mallrash ose shërbimesh nga një person i tillë”, thuhet në njoftim.

Dodik e cilësoi vendimin si “të pakuptimtë”, ndërsa qahej për sanksionet e reja ndaj tij.

“Ndoshta gjëja e parë që ju bie në sy është koha e shpalljes së këtij vendimi, pra në prag të festës më të gëzuar të të Krishtlindjes. Historikisht ne si komb jemi sulmuar në festa të mëdha dhe e di që ata që qëndrojnë pas këtij vendimi e dinë. Gjëja e dytë që më vjen në mendje është se një vend që krenohet me të drejtat e njeriut dhe lirinë e medias ka sanksionuar median”, tha Dodik pak minuta pas publikimit të vendimit.

Përveç Dodikut, SHBA-ja ndërmori sanksione edhe kundër ish-kryetarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Prokurorial të Bosnjë e Hercegovinës dhe kryetari i Lëvizjes për Veprim Demokratik, Milan Tegeltija dhe Përfaqësuesit të Asamblesë Parlamentare të Republika Srpskas, Mirsad Kukiq. Të dy u futën në listën e zezë për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion.

Së fundmi, Dodik kërcënoi hapur se do ta ndalojë punën e organeve gjyqësore shtetërore në territorin e Republika Srpskas dhe se ligjet e RS do të miratohen brenda një muaji, gjë që do t’i konfirmonte përpjekjet e para konkrete të tij për shkëputjen nga Bosnja.

Pozicionin e tij e konfirmoi edhe pas sanksioneve të shpallura.

“Nëse Bosnja shpërbëhet dhe padyshim që do të shpërbëhet, Republika Srpska është e vetmja që mund të funksionojë”, tha Dodik pas një seance të bordit ekzekutiv të partisë së tij.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit