12.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Nga inati që Gjokoviqi s’po mund të hyjë në Australi, serbët atje shpërthejnë në këngë nacionaliste për Kosovën

Rekomandime

Serbët e Australisë kanë shkuar pranë hotelit ku po mbahet i ngujuar Novak Gjokoviqi për ta mbështetur bashkatdhetarin e vet të cilit iu ndalua hyrja në shtetin e Oqeanisë, por s’janë duruar pa e futur Kosovën edhe në këtë rrëmujë.

Tenisti serb është duke u mbajtur në Park Hotel, një ndërtesë që përdoret nga Qeveria e Australisë për ndalimin e emigrantëve në vend, pasi atij iu refuzua hyrja në Australi të mërkurën.

- Advertisement -

Gjokoviqi nuk u lejua të futet në Australi për të marrë pjesë në turneun grand slam, Australian Open 2022, pasi autoritetet e këtij vendi thanë se ai nuk i kishte plotësuar kërkesat për Covid-19.

34-vjeçari do të qëndrojë në Park Hotel deri të hënën, kur gjykata e Melbourne do ta marrë vendimin ndaj ankesës së tij kundër dënimit nga Australia.

Të inatosur dhe tërbuar që bashkatdhetari i tyre nuk po lejohet të marrë pjesë në grand slamin e parë të vitit, serbët kanë kënduar këngë nacionaliste për Kosovën duke e mbështetur atë pranë hotelit ku po mbahet i ngujuar.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit